• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi tronditës, Vasfije Krasniqi flet mbi përdhunimin në kohën e luftës së Kosovës

by Java News
17/10/2018 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marsin e tre viteve më parë, organizatat ndërkombëtare e vendosnin në 20 000 numrin e femrave të përdhunuara në Kosovë gjatë periudhës së konfliktit nga paraushtarakët serbë.

Në realitet, kjo shifër mund të ketë qenë të paktën dyfish më e lartë. Disa e kanë quajtur “sekretin më të errët të asaj lufte”. Viktimat e përdhunimit nuk i ka torturuar vetëm poshtërimi të cilit iu nënshtruan asokohe, por edhe mentaliteti i mëpasshëm që i hidhte atyre vellon e turpit. Për këtë arsye, edhe femrat që morën guximin të tregonin ferrin e përjetuar, nuk e shfaqën kurrë fytyrën e tyre.

Të paktën deri më tani, kur një grua, Vasfije Krasniqi Goodman, vendosi të thyejë tabutë e ta rrëfejë publikisht ndodhinë e shndërruar në një barrë tepër të madhe për ta mbajtur vetëm gjithë jetën.

36-vjeçarja jeton sot në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Kur ishte vetëm 16 vjeç, Vasfija u përdhunua nga dy serbë, njëri prej të cilëve polic i regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Në rrëfimin rrënqethës, gruaja e ka të pamundur t’i mbajë lotët, si për të treguar kështu se ajo ngjarje e ka shenjuar përjetë dhe se çfarë lufte i është dashur të bëjë me veten për të hedhur një hap kaq të guximshëm.

Vasfija shpjegon në detaje si e morën nga shtëpia nën kërcënimin e armëve, si kishte dashur aq shumë të vdiste në ato momente dhe përse polici serb nuk e vrau.

“E ka pasur dorën të lidhur, dorën e majtë. Ai thoshte: “Ja, këtë ma kanë bërë babai dhe vëllezërit e tu dhe tani do ta paguash ti”. Unë doja vetëm që të më vriste”, tregon gruaja.

Vitin e kaluar, Vasfija pati publikuar në faqen e saj në Facebook një letër të hapur për njeriun që e përdhunoi, ndërsa kjo ishte hera e parë që rrëfehej publikisht në televizion. Arsyeja që e shtyu drejt këtij veprimi ishte dëshira për të fuqizuar gratë e tjera, e duke e bërë këtë, u shndërrua dhe vetë në një shembull guximi dhe shprese.

ma.me

Next Post
Trump sërish sulm ndaj senatores demokrate Warren

Trump sërish sulm ndaj senatores demokrate Warren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In