• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi tronditës i të miturës nga Durrësi: Babai i alkoolizuar na dhunon pa mëshirë

by A R
07/08/2017 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i alkoolizuar dhunon vajzën e tij 12-­vjeçare duke e goditur me grushta në banesë, arrestohet pas denoncimit të së miturës. Policia e Durrësit bëri të ditur se ka vënë në pranga një 44­-vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij të mitur.

Sipas të dhënave të Policisë, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Fran Gjergji, banues në Durrës, pasi pas një debati familjar në shtëpi, ka goditur me grushta vajzën e tij shtetasen R. Gjergji, 12 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.

Kjo e fundit e ka denoncuar rastin e dhunës në Polici, duke sqaruar se është dhunuar barbarisht nga babai i saj, i cili ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Me të marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu, Policia ka vënë në pranga babain dhunues, i cili akuzohet për veprën penale të “dhunës në familje”.

Familja Gjergji me orgjinë nga Puka dhe e vendosur prej disa vitesh në qytetin e Durrësit jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike. Ndikuar edhe nga papunësia, me sa duket kryefamiljari ka gjetur mbështetjen tek alkooli. Kohët e fundit, sipas dëshmisë së dhënë nga vajza e mitur, ai ishte bërë shumë agresiv në shtëpi dhe vinte dorë mbi të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, për arsye nga më banalet, shkruan Panorama.

“Vendosa ta denoncoj babain, pasi më ka qëlluar disa herë. Këtë radhë më ka dëmtuar duke më qëlluar me grushta në pjesë të ndryshme të trupit. Kam frikë të qëndroj me babain në shtëpi, pasi ai është shumë i dhunshëm dhe qëllon pa mëshirë dhe pa arsye vëllezërit dhe motrat e mija, si dhe nënën. Kohët e fundit ai kthehet në shtëpi në gjendje të dehur dhe zihet me ne pa ndonjë arsye. Dua që ai të arrestohet, pasi kemi frikë të qëndrojmë me atë në shtëpi”, është shprehur ndër të tjera vajza gjatë deklarimit në Polici mbi dhunën e ushtruar nga babai i saj, i cili e bëri për spital pasi e goditi disa herë me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë. Nga ana e tij, babai dhunues është justifikuar me faktin se ka qenë në gjendje të dehur ndërkohë që ka qëlluar vajzën 12-­vjeçare. Mësohet se e mitura është shprehur se i ati i kishte kërkuar edhe ujë, por ajo kishte refuzuar t’i urdhërohej në gjendjen që ishte.

 

Next Post
JK Rowling mbetet autorja më e paguar në botë

JK Rowling mbetet autorja më e paguar në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In