Një histori tronditëse ka treguar për “Daily Mail”, Alicia, një vajzë meksikane.
Ajo ka fatin e 20 mijë vajzave të tjera të mitura në Amerikën e Veriut, të cilat janë trafikuar, janë shitur dhe blerë si skllave seksi.
Ajo është anëtare e një minoriteti, ku mundi që të arratiset nga jeta e saj e tmerrshme, dhe është në kërkim të atyre që e kanë keqtrajtuar.
Vajza meksikane tregon se si është detyruar të bëjë rolin e prostitutës në lokalin e tezes së saj, me burra më të mëdhenj në moshë dhe se si u shit për 600 paund tek një shtëpi publike nga prindërit e saj.
“Tezja i drejtonte nga unë klientët e lokalit dhe i thoshte që unë isha ajo që do bëja seks me ta. Unë atëherë as nuk e dija se çfarë ishte seksi. Por, tezja më kishte thënë që të bëja çdo gjë që ata donin”.
Alicia thotë se në moshën 13vjeçare ngeli shtatzënë, por nuk e dinte kush mund të ishte i ati i fëmijës, pasi kishte shkuar me të paktën 80 persona deri atëherë.
“Kam tentuar t’i jap fund jetës, por e pësova më keq, kur ata e kuptuan, më rrahën, urinuan mbi mua dhe më detyruan që të qëndroja në një vaskë të mbushur me ujë të ftohtë për pesë ditë. Më thanë se nëse nuk sillesha mirë do të vrisnin të gjithë familjen time”, shprehet vajza tashmë 20vjeç.
“Ishte e tmerrshme. Unë u përdhunova 10 herë në një natë”, ka vijuar vajza rrëfimin e jetës së saj pasi u ble nga Margarita Jimenez Lopez, e cila e mori si shërbëtore.
Kur Margarita ikte nga shtëpia, djali i saj Jorge Garcia Jimenez e përdhunonte dhe e rrihte. E gjitha kjo zgjati për 1 vit, derisa roja i sigurisë së ndërtesës e ndihmoi të arratisej. Tashmë 20vjeç, ajo jeton me të fejuarin e saj Julio Cesar Robles, 42 vjeç.
![Alicia from her boyfriend 'Julio Cesar Robles'](https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2015/12/2F92584000000578-3370715-image-a-1_1450806617274.jpg)