Nadia Murad Basee Taha, vajzë e komunitetit jazidi ka treguar tmerrin që përjetoi gjatë tre muajve kur u shfrytëzua si skllave seksi e ISIS-it.
Daily Mail raporton se ajo ka treguar duke qarë torturat dhe përdhunimet në grup. Rrëfimi i saj është bërë përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Ajo është 21vjeçare dhe tregoi se ISIS e rrëmbeu nga fshati i saj në Irak gushtin e shkuar dhe e derguan në Mosul.
Ajo thote se me te ishin rreth 150 familje jazidi. “Kishte qindra gra e fëmijë mes nesh, që shkëmbeheshin si dhurata. Një prej këtyre njerëzve erdhi tek unë. Donte të më merrte. Ula kokan. Isha e tmerruar. Kur e ngrita, pashë një burrë të madh. Dukej si monstër” thote ajo.
Ajo nuk pranoi, por ai e qëlloi. “Pak minuta më vonë, një tjetër burrë erdhi tek unë. Sërish e kisha kokën e ulur. Kur e ngrita, pashë një burrë më të vogël në trup. Iu luta që të më merrte. Isha kaq e tmerruar nga burri i parë” thote ajo.
Sipas saj, ai i kërkoi ta konvertonte dhe i propozoi martesë. “Atë natë më rrahu. Më kërkoi të hiqja rrobat. Më vendosi në një dhomë me rojet dhe ata nisën të më përdhunojnë derisa humba ndjenjat” tha ajo.
(Tema)









