• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi rrëqethës i kosovarit të përdhunuar nga serbët gjatë luftës: Më shqyen rrobat dhe më…

by Java News
19/12/2020 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Supozohet se rreth 20 mijë gra, por edhe burra e djem, janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999. Viteve të fundit janë shtuar rrëfimet e meshkujve që kanë pësuar dhunë seksuale në luftë. Njëri nga ta është edhe një person që tashmë jeton në diasporë, i cili ishte përdhunuar nga forcat serbe kur ishte në moshën 16-vjeçare.

Ai thotë se derisa po shkonte në Prishtinë për të takuar një familjarë të plagosur në spital, është kapur nga forcat serbe dhe është dërguar në Prishtinë ku është përdhunuar brutalisht nga pesë ushtarë.

“Ata më vendosën atje në një dhomë, ishte një dhomë mjaft e madhe, nuk mund të them sa por dukej si një sallë. Aty ishte një tavolinë dhe ata filluan torturat atje, unë rezistova aq sa munda, ata më hoqën rrobat me forcë, kisha një këmishë të kuqe, e shqyen dhe gjithçka derisa i hoqën të gjitha. Kanë qenë 5 persona përafërsisht, me sa mbaj mend, unë rezistova aq sa munda. Gjithmonë mbaj mend një fytyrë të njërit prej tyre dhe nuk mund ta harroj, ai kishte një kapelë në të cilën nuk di si ta shpjegoj, me një shirit përpara dhe syzet me dioptri. Ai është personi që unë gjithmonë kujtoj fytyrën e tij, ata ishin të gjithë të dhunshëm, por nganjëherë dhuna ndryshon. Ai ishte më i dhunshmi. Thjesht, ata më përdhunuan seksualisht… Ishte një torturë e vërtetë, pasi njëri prej tyre po më mbante për flokë, dy prej tyre më mbanin për duar, po flas për kohën sa isha akoma me vetëdije, dhe ata më përdhunuan me radhë, të gjithë”, rrëfen personi në fjalë për RTK-në.

Ky person tregon se pos dhunës seksuale ai edhe është fotografuar nga këta ushtarë serb.

“Ata kishin një aparat fotografik, dhe unë e di që ata bënë foto me mua, por unë fillova të bëhem i turbullt, jam i mpirë, nuk mund të ndjeja më asgjë, nuk pashë më dhe nuk kuptoja me, por e di që blici i kamerës ka bërë tërë kohën”.

Ky person thotë se pas përdhunimit ai është hedhur në rrugë, ku më pas ka marrë pak veten dhe ka arritur të shkojë në një vend më të sigurt në Prishtinë.

Për shkak të këtyre përjetimeve thotë se pas luftës është dashur ta devijoj rrugën për të shkuar në shkollë, që të mos i kujtohen ato momente.

“Derisa kam qenë në shkollë në Prishtinë, sa herë që merrja autobusin për t’u kthyer në shtëpi, ishte një vend që më kujtoi shumë gjëra, dhe shumë herë isha i detyruar të merrja një autobus në kahje tjetër për të mos kaluar përsëri nga ajo rrugë”, tregon më tej personi i dhunuar./ RTK

g.kosovari

Next Post
Konfirmohet studimi i Italisë, OBSH: Asimptomatikët nuk e përhapin virusin

Kina mirëpret ekspertët e OBSH për gjurmimin e origjinës së Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In