• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi prekës i Vasilikës: Humba djalin në ditën e dasmës sime

by A R
03/04/2022 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare”  në Tv Klan vjen Vasilika, e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë. Një fustan që ajo nuk ka mundur dot ta veshë në ditën e rëndësishme të saj, një ditë Gushti në vitin 2013.

Asokohe, vetëm disa muaj më parë Vasilika mori vesh se ishte shtatzënë, në pritje të një djali. Ditën e dasmës, ajo ishte në muajin e tetë të pritjes së ëmbël e teksa kishte mbaruar ritualet e bukurisë përpara veshjes së fustanit të bardhë, pësoi hemorragji. Menjëherë e dërguan në spitalin e Lushnjes,  ku mjekët konstatuan se jeta e saj kërcënohej.

Vasilika: Sa mbërritëm, panë gjendjen, nuk ishte fare mirë se kisha humbur shumë gjak, bebin e kisha humbur në atë kohë por nuk po më tregonin në ato momente. Gjëja e fundit që mund të bënin ata ishte që do e fusim në sallën e operacionit, do shpëtojmë jetën e vajzës, do heqim fëmijën dhe mitrën. Shkaktarja ishte halla ime që nuk pranoi.

Ardit Gjebrea: Për mirë?

Vasilika: Për mirë. Tha “jo unë nuk e lë vajzën këtu, do ta çoj me urgjencë në Tiranë”. Më çuan me ambulancë në Tiranë, sapo mbërrita më kanë futur direkt në sallën e operacionit, nuk kam pritur asnjë minutë.

Ardit Gjebrea: Por ndërkohë kur ti ishe në Lushnje, e more vesh që e kishe humbur djalin?

Vasilika: Të gjithë e dinin përveç meje, unë s’dija asgjë.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti?

Vasilika: Bashkëshortit nuk ia thanë në atë moment .

Ardit Gjebrea: Pra, vetëm ti dhe bashkëshorti nuk e dinit?

Vasilika: Jo, nuk e dinim.

Ndërkohë në mes të gjithë këtij problemi, dasmorët ishin ende në pritje, ndërsa Vasilikës, për mos ta shqetësuar në gjendjen ku ndodhej, i thanë se fëmija ishte mirë. Lajmin e hidhur ajo do ta mësonte një ditë më vonë.

Vasilika: Pritën sa u qetësova, burrit i thanë që duhet të shkosh në dasmë për respekt të njerëzve se kanë ardhur të gjithë.

Ardit Gjebrea: Kjo, pasi u siguruan që ti e kalove rrezikun e jetës.

Vasilika: Po, u sigurua që unë isha mirë, çdo gjë ishte në rregull, vendosën që ata njerëz që ishin të pranishëm t’i mbushnin mendjen burrit që të shkonte të paraqitej në dasmë.

Ardit Gjebrea: Shkoi burri, u bë dasma.

Vasilika: Dasma u bë, por dasma u bë pa nuse.

/a.r

Next Post
Ka pasaportë ruse dhe njihet për miqësinë me Putin, Gérard Depardieu bën një hap pas

Ka pasaportë ruse dhe njihet për miqësinë me Putin, Gérard Depardieu bën një hap pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In