• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfimi për torturat e CIA-s ndaj “të dyshuarve” të Al-Qaedas

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Organizata joqeveritare “Human Rights Watch”, ka publikuar një raport të ri tronditës mbi metodat e torturave të përdorura nga CIA. Për herë të parë flitet për “Cobalt”-in, emri i koduar i një burgu misterioz amerikan në Afganistan.
Detajet e dhunës së ushtruar në atë burg, janë zbuluar nga Ridha al-Najjar e Lofti El Gherissi, dy të burgosur të mbajtur për dhjetë vjet në qeli. Akuzat kundër tyre nuk u provuan asnjëherë.Ajo që ka treguar dëshminë e dy burrave, ka qenë Laura Pitter, këshilltare e Këshillit të Sigurisë së “Human Rights Watch”.
Të dy, duke kaluar dhjetë vjet në të njëjtin burg, nuk janë takuar asnjëherë. Përkundrazi, nuk kanë takuar asnjë përveç familjarëve të tyre, por versionet e tyre të torturave dhe dhuna e pësuar, është e njëjtë. Janë të dy me origjinë tuniziane dhe u arrestuan në Pakistan në vitin 2002. Rezultojnë se janë mes të burgosurve të parë të dërguar në “Cobalt” dhe pikërisht për këtë dhe historitë e tyre janë domethënëse.Al-Najjar u mbajt i lidhur me zinxhirë me një hekur mbi kokën e tij për 22 orë në ditë për thuajse 3 muaj.
Ai lirohej vetëm një herë në ditë për t’u marrë në pyetje apo nënshtruar formave të tjera të torturës. Pastaj sërish në qeli: gjithçka ndodhte në një errësirë të plotë, me një muzikë të ndezur vazhdimisht me zë të lartë, ndërsa ai qëndronte zhveshur, vetëm me një panoline, duke u përpjekur të rezistonte.El Gherissi, mbyllej ndërkohë në një arkivol: edhe ai dilte vetëm një herë për të qenë më pas viktimë e dhunës së ushtruar në forma të tjera.Ndaj tij ushtrohej “waterboarding” – kur dikush të bllokon me këmbë, më në lartësi të kokës dhe derdh ujë në fytyrën e mbuluar me një leckë; dush me ujë të ftohtë ose futja në vaska të mbushura me akull, ndërsa mbahej brenda për një kohë të gjatë. Pastaj rrihej me një shkop.Nga 2001, viti i sulmit të Kullave Binjake, metodat e përdorura nga CIA ndaj të burgosurve, janë bërë gjithnjë e më shumë të dhunshme dhe shumë organizata humanitare, kanë denoncuar brutalitetin e ushtruar.
Për këtë, në dhjetor 2014, Komisioni i Kontrollit të shërbimeve sekrete të Senatit amerikan, publikoi raportin e torturave të CIA-s, por dokumentet që në fillim rezultuan të pastudiuara dhe plot me gabime. Dhe tani gabimet e atij dokumenti shtohen.Dy burrat nuk janë akuzuar formalisht: në raportin e Senatit, dyshohet se Al-Najjar ka qenë një truprojë e Osama Bin Ladenit, ndërsa El Gherissi, ka qenë një anëtar i Al Kaedës. Kundër tyre nuk u gjet asnjë provë dhe për këtë pas dhjetë vjetësh janë liruar. Vetëm se ata, ato akuza, i kanë mohuar që në ditën e parë.Të dyve u është treguar edhe një karrige elektrike, që në të vërtetë nuk u përdor asnjëherë: ishte vetëm një metodë për t’i frikësuar. Asnjë nuk konsumonte mjaftueshëm ushqim dhe ujë dhe ajo që u jepej, ishte një pjatë plot me bishta cigaresh, flokësh apo pisllëqesh.
Al-Najjar humbi 50 kilogramë. Mjekët, në të gjithë këtë situatë nuk ndërhynin asnjëherë. I vizitonin, i bënin ndonjë injeksion për t’i mbajtur të gjallë, por pastaj i linin në duar të CIA-s.Sot, 14 vjet më pas, pasi janë liruar për herë të parë nga “Cobalt”, dy burrat janë të lirë, por jeta e tyre nuk ka rifilluar asnjëherë nga e para: për shkak të problemeve fizike, nuk mund të punojnë ose të kujdesen për veten e tyre.Al-Najjia pësoi frakturë në krahë, kavilje dhe në shpinë, duke pasur akoma një dhimbje kronike konstante. Ka probleme me mëlçinë dhe dëme në vesh. Jeton me motrën e tij: “Ajo ka pesë fëmijë, unë jam i gjashti”, – ka thënë ai gjatë intervistës, shkruan “Gazetashqip”.
El Gherissi është i varfër: jeton në një shtëpi pa dyer ose dritare, duke ndarë një dhomë me mamanë e sëmurë. Nuk arrin të flejë dhe ka mbetur pjesërisht i verbër: nuk ka mundur asnjeherë të vizitohet te ndonjë mjek. Drejtësia për të dy nuk ka mbërritur asnjëherë dhe asnjë nuk është përgjigjur për dhunën e pësuar për 10 vjet nga ata. Janë lëshuar të vetëm, në mes të errësirës.

Next Post
Guardiola ngacmon Bayern për Vidal

Guardiola ngacmon Bayern për Vidal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

January 28, 2026
Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

January 28, 2026
Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

January 28, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

January 28, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Jemi gati si me Venezuelën! Armata masive është nisur, negocioni ose përballuni me..

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In