• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfimi nga Ben Blushi: Pse më akuzuan për djegien e gazetës ”Koha Jonë”

by A R
03/10/2024 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi foli në Dritare TV për djegien e gazetës Koha Jonë, asokohe kur ai punonte si kryeredaktor në vitet 1997.

Blushi për gazetarin Roland Qafoku në emisionin Dekalog, rrëfeu po ashtu edhe një ndër arsyet se pse ai është akuzuar për djegien e kësaj gazetës.

“Djegia e Koha Jonë pati shumë efekte. Gazeta kurrë nuk u bë më aq e madhe se sa ishte për fat të keq. Djegia asokohe është e ngjashme, me djegien e 2 ose 3 televizioneve kryesore sot. Kaq i fortë ishte impakti i gazetës. Djegia e gazetës në 1997 e ndryshoi tregun e medias në Shqipëri.

Filluan të hapeshin edhe televizione private të cilët nuk ekzistonin më herët. Atë natë ku u dogj gazeta isha në shtëpi, kemi ikur vonë rreth orës 23:00. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, më kanë marrë në telefon. Ka qenë një i huaj dhe më tha: Gazeta po digjet.

Një mik nga ambasada amerikane më njoftoi për djegien e gazetës. Ambasada Amerikane e ka marrë vesh nga disa banorë të zonës që jetonin afër selisë ku ndodhej gazeta asokohe. Në zonë kemi shkuar rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe gjetëm gjithçka të djegur. Aty mësuam edhe për gazetarin Zamir Dule që ishte rrëmbyer, që flinte në zyrën e gazetës. Ishte një gazetar që kishte burime, shumë i mirë për kronikën e zezë.

Ishte moment i dhimbshëm të shihje gazetën e shkrumbuar. Na humbi një vend që e donim shumë, nuk e rikthyem dot kurrë ashtu siç ishte. Disa muaj më vonë unë u largova nga kjo gazetë. Shumë shprehshin se e kisha djegur unë atë gazetë. Ka shumë goja të liga që thonë e dogji Blushi. Por në fakt njeriu që e dogji, ka mbajtur një fjalim kundër meje në Parlament.

Unë asokohe isha vetëm një djalë 27 vjeç dhe arsyeja e vetme pse ika nga gazeta, ishte sepse doja të ndërtoja diçka time”, tha Blushi.

/a.r

Next Post
Pezullohet presidenti i Tiranës, klubi i Superiores duhet të luajë dy ndeshje pa tifozë

Pezullohet presidenti i Tiranës, klubi i Superiores duhet të luajë dy ndeshje pa tifozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In