• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfimi/ Nexhmije Hoxha: Çfarë më tha Ramiz Alia për rrëzimin e bustit!

by Java News
21/02/2023 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nexhmije Hoxha

Shkruar në burg,

Po vazhdoj me kronikën dramatike të peripecive të familjes sonë.

Pasi u qetësua gjendja rreth shtëpisë sonë, nuk po e duroja dot këtë ndarje nga fëmijët. Ku janë ata? Si janë? I them oficerit shoqërues të informohet dhe t’u thotë ku jam unë dhe që do të desha të ishim bashkë për të vendosur edhe ç’do të bëjmë më tej.

Erdhën njëri pas tjetrit, me gjithë të vegjlit. Nuk dukeshin fare të tronditur ose të paktën nuk e tregonin këtë si para meje dhe të vegjëlve të tyre. Përkundrazi, përpiqeshin të më bënin të qeshja, duke treguar sesi ishin larguar nga shtëpia, çfarë tipa gagzelësh kishin parë në rrugicat rreth shtëpisë, të parruar, me flokë të gjata, pisa e disa me thasë plasmani e të llojeve të tjera në supe.

Të vegjlit ishin euforikë, e kishin përjetuar këtë si një aventurë nga ato që shohin në filmat televizivë. Sigurisht ata nuk mund të realizonin çfarë “kthese e fortë” po ndodhte në jetën e tyre. Kishte kaluar ora e drekës, por asnjëri nuk kishte ngrënë gjë. Shkoi oficeri shoqërues në shtëpi e mori ca bukë e djathë e ç’gjeti për të vegjlit. Ne të mëdhenjtë e familjes biseduam në mes tonë.

Në shtëpinë ku ishim nuk mund të rrinim as edhe një natë. Ajo, (shtëpia e Partisë) ishte si një klub i udhëheqjes, kishte sallon ku mund të shkonte kushdo nga anëtarët e saj, për t’u takuar e biseduar duke pirë një kafe, kishte sallë bilardoje e ping-pongu, sallë kinemaje, por në katin e dytë kishte veç dy dhoma me nga dy krevate, ku flinin shokë të Byrosë Politike, të cilët punonin si sekretarë në rrethe. Ne nuk dinim çfarë po ndodhte në fakt në qytet. Që nga dita e djeshme, rrëzimit të monumentit, u bënë më shumë se 24 orë, që te unë nuk erdhi asnjë anëtar i Byrosë, asnjë nga Sekretarët e KQ nuk më mori në telefon asnjë nga këta dhe asnjë kuadër i ngarkuar nga aparati i KQ ose nga Ministria e Brendshme, për të pyetur si ishim ose për të na thënë se ç’duhet të bënim.

Orët po kalonin, po afrohej mbrëmja. I them oficerit shoqërues të vijë përgjegjësi i Drejtorisë së Ministrisë së Brendshme që merrej me lëvizjet e udhëheqjes së lartë të Partisë e të shtetit. U paraqit një kuadër i ri, që unë e shihja për herë të parë, ishte i ri edhe në moshë, që si duket zëvendësonte kuadrin e vjetër partizan, Burhan Çiraku. Isha ca e zemëruar nga ky qëndrim neglizhent, por duke parë se ishte i ri, u përmbajta dhe i thashë: “Çfarë keni vendosur për ne? Jeni ju në dijeni se çfarë ndodhi rreth shtëpisë sonë? Jam vetë e pesëmbëdhjeta bashkë me shtatë të vegjlit, këtu s’mund të rrimë. Ku mund të shkojmë?” Ai shumë i prekur, tha:

“Është shumë e drejtë vërejtja juaj, kemi qenë shumë të zënë, unë s’kam marrë ndonjë urdhër për ju”.

“Mirë, – i thashë – shko u thuaj përgjegjësve të tu që të vendosin ku duhet të shkojmë që sonte dhe të marrin masa!”. Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhën Ramizi me Adilin. I prita me një fytyrë të zymtë. U ulëm në një kënd të sallonit. Ramizi, me një zë të këputur, tha:

“Na vjen keq për atë që ngjau dje…”. Unë e ndërpreva: “Keq?! Turp, turp, turp i pashlyer! Ju e dini – vazhdova unë – kur vdiq Enveri, ju dhe askush nuk më pa të qaj. Qe një ngushëllim i madh, atë e qau një popull i tërë… kurse dje unë qava dhe ulëriva nëpër shtëpi si një kafshë e plagosur… Enveri u la të tërhiqet zvarrë në sheshin ku ti u betove, shoku Ramiz, për t’ua çuar si ‘kurban’ studentëve, që gjoja bënin grevë urie, me këngë e rok, për t’i hequr emrin Universitetit që u ngrit me iniciativën e tij. Më vjen keq, shoku Adil, që ju e mbyllët karrierën tuaj me një firmë për heqjen e emrit të Enverit…”.

“Jo, nuk është ashtu – ndërhyri Ramizi – Adili do vazhdojë të punojë e të luftojë…”. Buzëqesha lehtë e hidhur me këto lloj iluzionesh që tashmë ishin përmbysur bashkë me bustet e Enverit e ishin djegur bashkë në flakën e veprave, ashtu siç bënin dikur skuadronet naziste, kur po ngjiste shkallët e pushtetit Hitleri në Gjermani. U thashë: “Ju kanë raportuar se çfarë ngjau sot rreth shtëpisë? Si shpëtoi shtëpia e Enverit nga grabitjet, rrënimi, djegia dhe si shpëtoi familja e tij nga linçimi…? Si është e mundur që kanë kaluar 24 orë nga ajo që për mua qe vdekja e dytë dhe më e rëndë e Enverit dhe s’u kujtua asnjë nga ju, as nga anëtarët e Byrosë, asnjë nga sekretarët e KQ, asnjë shok, asnjë shoqe nuk erdhi të më thotë një fjalë ngushëlluese dhe tani ndodhem në rrugë vetë e pesëmbëdhjeta e nuk di ku të shkoj…!”. “E drejtë – tha Ramizi – po kemi qenë shumë të zënë, se gjendja është shumë e acaruar dhe ishim të angazhuar në disa mbledhje”.

Këtu po ndërpres kronikën dhe po shënoj: Ndërkohë që isha në “siklet” se çfarë do të bëhej me mua e familjen time, unë nuk e dija se Ramiz Alia ishte thërritur në Ministrinë e Mbrojtjes e në Ministrinë e Brendshme për të dhënë llogari rreth atyre që po ndodhnin në Tiranë, në Sheshin Skënderbej e rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Ndërkohë ishte hapur fjala “sikur Ramizin e kanë arrestuar ato të Sigurimit”, të tjerë “Ramiz Alinë e kanë vrarë”, ose “Nexhmije Hoxha ka bërë grusht shteti” (faqe 116, në librin e gazetarit amerikan, Abrahams). Këto “alarme në hava”, nxitën turmën e drejtuar nga militantët e PD-së, të ngjiten nga Sheshi Skënderbej drejt Selisë së KQ të PPSH e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe kërkonin të verifikonin se “Ramiz Alia është mirë”. Vetë Ramiz Alia, ka shkruar në librin e tij të fundit “Jeta ime” që mbledhja në Ministrinë e Brendshme u ndërpre dhe ai erdhi në Selinë e KQ të Partisë, ku priti dy përfaqësues të turmës për të parë se “ai ishte gjallë”.

Po vazhdoj me kronikën e shkruar në burg.

Pyeti Ramizi: “Po si mendon ti, ku mendon të vesh?”. “Ç’mund të them unë? Unë nuk e di si është gjendja, a e keni ju atë në dorë apo njerëzit e rrugës, të nxitur nga forcat e errëta, që po shkatërrojnë vendin e po terrorizojnë popullin? Sidoqoftë, unë nuk dua të largohem nga Tirana, mund të strehohem përkohësisht në ndonjë bazë rreth e rrotull”. Biseduam për disa variante dhe ramë dakord të shkoj në Mal të Dajtit, në vilën që nuk qe e panjohur për mua. Djemtë shkuan në shtëpi dhe morën në disa çanta veshje të ngrohta për fëmijët. Sa ra muzgu i mbrëmjes erdhën te hyrja e shtëpisë së Partisë tre kamionë të mëdhenj ushtarakë “Ifa”. Më thanë që në kamionin e mesit do të hynim gjithë familja dhe dy kamionët e tjerë do na shoqëronin, njëra para, tjetra prapa. Unë vendosa të mos grumbullohej gjithë familja në një kamion, po në kamionin e parë të futej Ilir me familjen e tij, te e fundit Pranvera me Klemin e fëmijët dhe te e mesit, unë me Sanon e familjen e Sokolit. Po kështu skuadra shoqëruese e ushtarëve, e armatosur me automatikë, u nda në të tre kamionët dhe dhashë porosi që të ecnin me distancë nga njëra-tjetra, por pa u shkëputur.

Edhe sot, që kanë kaluar pesë vjet, nuk gjej fjalë e nuk kam forca të përshkruaj këtë udhëtim./dritare.net

*Marrë nga libri: Përjetime dhe meditime në jetën time politike

Next Post
Pesimizëm tek “Rithemelimi”/ Berisha: Rama bie me revolucion, jo me votë. Askush të mos mendojë se mund të na shmangë

Pesimizëm tek "Rithemelimi"/ Berisha: Rama bie me revolucion, jo me votë. Askush të mos mendojë se mund të na shmangë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In