• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës: Rashë në depresion kur lashë peshëngritjen

by A R
01/05/2017 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i 7-të i Republikës së Vendit Ilir Meta ka folur për herë të parë pas marrjes së këtij posti, në një rrëfim krejt ndryshe, larg aktualitetit dhe krizës politike në vend.

I ftuar në emisionin Opinion të Blendi Fevziu Meta ka folur për ëndrrën e tij për të qenë pedagog i ekonomisë.

Presidenti ka rrëfyer gjithashtu dhe një situatë komike që ka patur me një mikun e tij i cili e ka pyetur sesi bën debat me Petrit Vasilin, kur fjala vjen tek tifozeria në futboll.

“Më tha dikush çfarë diference ke ti me Vasilin kur debatoni… interin dhe milanin i thash. I them atij personi që këtë gjë do ta them publikisht, dhe ai më thotë, mos e thuaj që je me milanin se milani ka rënë, thuaj që je me juven!”- u shpreh Meta duke buzëqeshur.

Pjesë nga intervista me Presidentin Meta:

Meta: Natyrisht që në atë kohë, ishte  vështirë që të mendoje që në vitin 88 kur unë kam filluar studimet, të bëheshe ministër, kryeministër, deputet etj… në atë kohë e kisha lënë peshëngritjen.

Më shumë në atë kohë isha fokusuar në këtë linjë për tu bërë pedagog në fakultetin e ekonomisë.

Fevziu: Më thatë që keni dashur të bëheni si Anastas Angjeli…

Meta: Ka qenë pedagogu im dhe unë isha shumë i investuar për të realizuar këtë dëshirë. E dyta ndër ëndrra atë kohë ishte të bëje shkollë e të shkoje në Tiranë. Ishte gjë e madhe të bëheshe pedagog në fakultetin e ekonomisë në Tiranë.

Kam qenë që në vitin e parë sekretari i rinisë, për katër vite. Edhe në shkollë të mesme kam qenë komandant në zbor. Isha komandant i togës.

Fevziu: Nga ju vinte kjo dëshirë për të qenë udhëheqës?

Meta: Nuk e di, ndoshta është diçka që vjen nga brenda.

Fevziu: Po marrëdhëniet me Ben Blushin?

Meta: I kam patur shumë të mira. Kemi qenë tek Sami Frashëri.

Fevziu: Si shpjegohet si ju shohin si njeri që vjen nga Skrapari… ndërkohë që ju formiminne keni marrë në Tiranë

Meta: Po të pyesni vajzën time të vogël, e thotë me një krenari të madhe që është nga Skrapari… edukimi është i formave nga më të ndryshmet, kuptohet që një traditë dhe një histori ka forcën e vet.

Rrëfimi për peshëngritjen, Meta: Rashë në depresion kur e lashë

Pasioni ishte dëshira për të bërë sport. Fillimisht isha marrë me futboll, isha portier i mirë, por nuk kisha talent të spikatur. Luaja kudo ku kishte hapësira. Pastaj nisa peshëngritjen. Peshëngritja lindi pasi merresha me paralele, dhe profesor Berberi më pa gjatë orës së fizkulturës. Më ftoi pasi bënim paralele, i pëlqehu tipi im, konstrukti im, deri dy vite. Pastaj e lash. Kam marrë pjesë në disa kampionate, në shkollë, me të rinjtë. Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lash për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë Me Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen”

Next Post
Tiranë/ Maskat grabisin nën kërcënimin e armëve pikën e karburantit në Selitë

Tiranë/ Shpërthim i fuqishëm pranë prokurorisë, hidhet në erë një automjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In