• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi ndryshe i ambasadorit austriak: Më habit historia “lek të vjetër-lek të rinj”

by A R
16/05/2017 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler, ka dhënë disa përcaktime mjaft interesante për shqiptarët dhe Shqipërinë, të cilat i kanë bërë përshtypje dhe vazhdojnë ta habisin.

Në një intervistë për gazetën Dita, Sattler rradhit 3 pika që vë në dukje, mikpritjen, të cilën ai e sheh si një fakt… paradoksin e çuditshëm sipas tij me “Lekë të vjetër- Lekë të rinj” që e sheh si një zakon të çuditshëm… dhe së fundmi, “Dëshirën” e shqiptarëve për dramën, jo vetëm në politikë.

Ja se çfarë thotë ambasadori austriak:

“Së pari dëshiroj të përmend mikpritjen e madhe të  shqiptarëve, e cila thjesht është fakt. Në Shqipëri fjala “mikpritje” nuk është një fjalë boshe, por një fjalë që është e mbushur me jetë dhe ndershmëri dhe që mbart ngjarje të papritura.

Nëse më pyesni për një karakteristikë gazmore të Shqipërisë, më lejoni t´ju përmend atë që unë e quaj “paradoksin Lekë të vjetër – Lekë të rinj”. Është mjaft interesante të shikosh se si edhe brezi i ri, i lindur vite pas reformës monetare, akoma trashëgon këtë zakon.

Më interesantja është se ky sistem nuk ka asnjë avantazh, por thjesht të çon në konfuzion. Mund të mos e kem kuptuar akoma të thënit dymijë Lekë një kartëmonedhë dyqind lekëshe, por di t´ju them se kjo ka qenë shkaktarja e mjaft bisedave sharmante dhe ndonjëherë konfuze për mua.

Dhe si “veçanti” të tretë më duhet të përmend dëshirën e shqiptarëve për dramë, jo vetëm në politikë, por në përgjithësi, si një fenomen që shoqëron shumë aspekte të jetës. Kjo gjë e bën jetën këtu më të papritur, por në të njëjtën kohë edhe më shumëngjyrëshe”, thotë ai.

Sattler flet edhe për bukuritë e Shqipërisë, pasi edhe pse ka vetëm një vit në këtë detyrë, ai ka vizituar shumë vende në Shqipëri:

“Shqipëria është shumë më shumë se kryeqyteti i saj i zhvilluar Tirana dhe qendra e saj. Të arrish ta njohësh Shqipërinë në tërësinë e saj, përfshirë diversitetin dhe thelbin e saj, është e mundur vetëm duke njohur zona të ndryshme të saj, veriun dhe jugun, lindjen dhe perëndimin, malet dhe bregdetet, qytetet dhe fshatrat. Jam mjaft i interesuar për Shqipërinë dhe për rajonin dhe përpiqem të udhëtoj sa më shumë të jetë e mundur. Së pari, sepse sinqerisht mund të them se e dua këtë vend dhe sepse për më tepër, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe të njohurit e njëri-tjetrit përbën edhe  thelbin e profesionit tim. Këtu ka shumë vende të mrekullueshme dhe për mua është e pamundur të veçoj një prej tyre. Është e gjithë panorama, njerëzit dhe diversiteti i Shqipërisë ajo që më tërheq më shumë. Por nëse më shtyni të listoj më të mirat, atëherë Berati, Shkodra dhe Korça kryesojnë listën time kur bëhet fjalë për qytete. Ndërsa për sa i përket vendeve natyrore më impresionuese dhe ecjes malore, kryesueset e tre vendeve të para për mua do të ishin mali i Korabit, mali i Çikës, si dhe Syri i Kaltër”.

Në lidhje me marrëdhëniet historike mes Austrisë dhe Shqipërisë, Sattler shprehet:

“Austria ndër shekuj ka qenë një mike e ngushtë dhe aleate e Shqipërisë. Gjatë rrjedhës së historisë të dy vendet tona kanë pësuar ndryshime të mëdha gjatë shekullit të fundit. Megjithatë, përgjatë gjithë kësaj kohe dhe këtij tranzicioni të realiteteve politike, mes dy vendeve ka pasur gjithmonë një marrëdhënie miqësore me intensitet të ndryshëm. Austria dhe më pas Austro-Hungaria, ka qenë prezente në territorin shqiptar shumë kohë para se Shqipëria të shpallej shtet i pavarur dhe të gjithë i njohim faktet e mirëdokumentuara të viteve 1912/1913.

Duke iu kthyer së tashmes, prezenca e Austrisë, në aspektin ekonomik dhe kulturor, është mëse e dukshme. Në total janë më shumë se 100 kompani austriake që operojnë në vend dhe ky numër është në rritje. Austria vazhdon të mbetet një nga 5 investitorët e huaj kryesues në Shqipëri. Gjithashtu edhe në fushën e kulturës mund të përmend shumë aktivitete interesante, të cilat i kemi realizuar me partnerët tanë shqiptarë. Të gjithë dashamirësit e kulturës i ftojmë të presin 2018-ën, që është konceptuar si një vit kulturor i përbashkët mes Austrisë dhe Shqipërisë dhe ku do të organizohen edhe më shumë aktivitete, duke filluar nga koncertet dhe ekspozitat e deri tek leximet letrare dhe konferencat”.

Next Post
Shërbimet publike, Harito: Brenda vitit hapen dy qendra të integruara

Administrata larg nga fushata, Harito: Hyn në fuqi urdhri i kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In