• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëfimi kur Bajram Kelmendi përpilonte aktakuzat ndaj Millosheviçit

by Aalison Pearse Stevens
17/03/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

17 vjet pas vrasjes së avokatit Bajram Kelmendit me të bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, bashkëpunëtori i Kelmendit, njëherësh miku i tij, vëllai i Nekibës, Ejyp Kolica, ka folur në Rubikon për të pathënat e kidnapimit, vrasjes dhe varrosjes së tyre.

“Për fat timin, përveç që e kam pasur dhëndër, pata fatin të jem edhe bashkëpunëtor i tij profesional në vitet e vlugut të aktivitetit të tij për çështje familjare, në vitet 1991- 1995”, filloi rrëfimin për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, pas 17 vjetëve me detaje të panjohura më herët, miku i shtëpisë Kelmendi, Ejyp Kolica, transmeton Koha.net.

Përpilimin e dy aktakuzave kundër Millosheviçit për krimet dhe gjenocidin serb, aktivitetin rreth këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, e procesin e minatorëve, Kolica i përmend, duke thënë se këto ishin produkt i kohës kur ai kishe kulmin e aktivitetit.

“Aktakuza e parë e përpiluar ndaj Millosheviqit ka qenë fryt dhe angazhim i Bajram Kelmendit. Kjo është përgatitur në vitin 1992 dhe në kohën kur ai e ka përgatitur, e ka ditur veç Nekibja, unë e Kosovarja, askush tjetër.

Aq më tepër, kur e ka përgatitur aktakuzën, unë është dashur ta luaj rolin e mirëmbajtësit të pastërtisë, para zyrës së tij, ta marr gypin e ujit dhe ta ujis sipërfaqen para zyrës, në mënyrë që të detektoj mos po vjen dikush nga forcat e policisë serbe apo dikush tjetër ta vërejë, ta zë Bajramin duke punuar”, ka thënë Kolica, për të vazhduar me iniciativën për aktakuzën e dytë, ku sipas tij, për përpilimin e saj, Kelmendi kishte bashkëpunuar me avokatët tjerë si Fazli Bala, Adem Bajri e Ymer Osa.

Bashkëpunëtori më i ngushtë i Bajram Kelmendit, gjatë intervistës, shpalosi të gjitha detajet deri tani të padëgjuara se si ndodhi eliminimi i tre burrave të familjes Kelmendi dhe si i gjeti ata, proces për të cilin Kolica thotë së ishte padyshim hakmarrje ndaj tyre.

Kolica tregoi më tej se si ishte gëzuar Kastrioti, djali i Bajram Kelmendit, për natën e bombardimeve të NATO-s mbi objektet serbe.

“Në orën 22:30, më është lajmëruar Kastrioti, e më thotë ‘o dajë u tranova prej gëzimit, u çmenda, po luj në majë të gishtave prej gëzimit’, kishte dalë në tarracën e madhe të shtëpisë me telefon në dorë e e zhvilloi këtë bisedë”, rrëfen Kolica për bisedën e fundit që zhvilloi me nipin e tij, Kastriotin.

Kolica përmendi detaje nga data e bombardimit, prej momentit që ka filluar rrethimi dhe monitorimi i tërë rrugës ku ishte shtëpia e Bajram Kelmendit.

“Unë i gjallë Kosovën nuk do ta lë”, kishte thënë Bajram Kelmendi, kur filluan vrasjet e të rinjve kosovarë nga forcat ushtarake serbe, tha Kolica, duke shpjeguar arsyen pse Kelmendi nuk e kishte lëshuar asnjëherë Kosovën.

Next Post

Opozita braktis kuvendin, Berisha: Të ikin kusarët dhe madam lokomotiva, largohuni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In