• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i zjarrfikësit Arben Cara: Si i gjeta nën rrënoja 7 familjarët e mi të pajetë

by A R
28/11/2019 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Cara ishte mbi rrënojat e Vilës Palma në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje mësoi se mbi rrënoja ishin edhe familjarët e tij.

Arben Cara rrëfen për “ABC News” se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij që gjeti të vdekur nën rrënoja por në misionin e zjarrfikësit, të gjithë i sheh njësoj, me të  njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar.

Dora e ftohtë akull si e një nënë, e hedhur mbi trupin e pajetë të vajzës 7-vjeçare, është skena që kurrë nuk do t’i hiqet nga mëndja Arben Carës.

“Kemi përjetuar një shok të rëndë, pasi fëmija 7 vjeç u gjend në krahët e njeriut të vet, dukej sikur e mbronte. Në ato momente kishim një përjetim të thellë”, thotë ai.

Ka 15 vite që punon zjarrfikës, në  luftë me flakë, përmbytje, tërmete e situate të tjera të ngjashme…. pa pushim në betejë për të shpëtuar jetë njerëzish, por ky fund nëntori e ka goditur si kurrë më parë.

Mëngjesin e 26 nëntorit, pas goditjes së parë të tërmetit, Arbeni ishte duke drejtuar operacionin e shpëtimit te Vila Palma, atje ku u shpëtua Klajdi 25 vjeçar por u nxor nga rrënojat i vdekur,  gjyshi i tij.

Ishte atje në krye të atij operacioni kur kolegët e tij e lajmëruan dhe drejtuesit e urdhëruan që të niset drejt Thumanës, sepse atje ishin nën rrënoja familjarët e tij.

“Fillimisht jam nisur për në Durrës, pasi morëm kontakt me Drejtorin e Zjarrfikëseve në Durrës, na ka nisur urgjent te Hotel Palma. Kemi operuar fillimisht te Hotel Palma, duke nxjerrë trupat e një familjeje aty, dhe më pas jam informuar që në Thumanë kishte ndodhur tjetër tragjedi, si pasojë e tërmetit. Më kanë dhënë leje, dhe urdhëruar të nisem drejt Thumanës, për të shkuar në një ekip shpëtimi, për të ndihmuar në Thumanë”.

Kur gjendet në situate të tilla, e ku i duhet që poshtë rrënojave të kërkojë me shpresë për njerëz me jete, për Arben Carën janë të gjithë njësoj si familja e tij. Megjithatë,  duhet të ketë qenë shumë e vështirë sepse nën ato rrënoja të pallatit të shembur në Thumanë, Arben Cara  gjeti të pajetë shtatë familjarë të tij.

“Për mua është një humbje shumë e madhe, dhe dhimbja është e pakufishme, por nuk ka qenë qëllim, për të nxjerrë trupat e familjes Cara. Kryesorja ishte të nxirrnim personat gjallë që ne komunikonim”.

Lindita ishte një prej familjarëve të tij, që u shpëtua nga rrënojat.

Me gjithë dhimbjen për familjarët e tij, e gjithë viktimat që u gjenden nëpër rrënoja, Arben Cara është i vendosur të vazhdojë me përkushtim, për ta përballuar situatën duke shpresuar sërish që poshtë rrënojave të gjenden shenja jete.

Next Post
Rama: Paratë e rindërtimit do t’i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinentit tjetër

Rama: Paratë e rindërtimit do t'i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinentit tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In