• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i trishtë i motrës së gruas shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti: Ishte e martuar vetëm 3 muaj, u nda se e dhunonte

by Java News
01/12/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj, ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe “ata muaj sa ka qenë e martuar ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga burri i saj”.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Burbuqe Brahimi, ka thënë se gjatë kësaj kohe motra e saj ka qenë e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht.

“Motra ime ka qenë vetëm tre muaj e martuar. Na e kemi pa vazhdimisht gjatë atyre muajve se ka pasur probleme, jemi shkua e kemi nda. Ish-burri ka vazhdua me ardhë edhe te shtëpia. Ne jemi vetëm motra pa prind e vëlla. Ai i ka thënë s’ke çka shkon në shtëpi të babës se nuk e ke askënd. Kemi shkuar se ka pasur dhunë, e kanë rre, e kanë maltretua, e kanë shti brenda, me armë i kanë rënë në kokë, krejt trupin e ka pas të plogësht, krejt e mavitë ka qenë, se kanë lanë me ardh në Llugagji kurrë te shtëpia e babës këtu, kurrë hiç hiç me u bashku me motra”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se i dyshuari kishte kërkuar që fëmija pas lindjes t’i kthehet dhe se kanë lajmëruar policinë për këtë rast, por që nuk kanë marrë ndonjë ndihmë. “Sot në mëngjes ka pas me lind, edhe pasi të kish lind fëmijën ka pas më ia dhënë ish-burrit. E kemi lajmërua rastin edhe në Polici më herët, por na kanë thënë keni mbrojtje, por askush kurrë nuk ka ardhë me këqyr”, ka vijuar Brahimi.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se sa herë ka ardhur për vizitë te familja e saj ka ardhur me përcjellje nga vjehrra dhe se rasti është lajmëruar në organet përgjegjëse. Sipas saj, e ndjera i ka thënë burrit që do t’ia dorëzojë fëmijën po sa të lind.

“Edhe nuk kanë lënë me ardh edhe kur ka ardh ka ardh me përcjellje, me vjehrrën e vet, se kanë lanë me ardh vetë kurrë hiq. Po po, ka ardh, u sill nëpër sokak a këtu brenda s’ka guxuar me hi, e nëpër sokak po. Ka qenë rasti në Polici, ka qenë rasti në qendër sociale, në Gjykatë, në krejt i ka pas rastet, i ka thanë që kur të lindë fëmijën ta dorëzoj edhe kaq ka qenë. Të shtunën e kemi dërguar në spital në Gjinekologji edhe i ka thanë doktor Hajrizi që ke me lind, rastin e ki urgjent. Kur e kemi dërguar ata kanë thënë për sot ka me lind me operacion”.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj ka thënë se “në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, do të ketë dorëheqje dhe shkarkim”, teksa ka shtuar se po të merrej më shumë prokuroria me këtë rast, do të ishte parandaluar kjo vrasje tragjike./RTVDukagjini

Next Post
“Ju lutem punoni përtej llogoreve”, presidenti gjerman apel politikës shqiptare: Zbusni pengesat e rrugës drejt BE

"Ju lutem punoni përtej llogoreve", presidenti gjerman apel politikës shqiptare: Zbusni pengesat e rrugës drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In