• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i tifozes së Partizanit që u shtrua në spital: Si nisi përplasja me policinë

by Java News
31/10/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trevisa Tufa, vajza që mbeti pa ndenja në stadiumin “Elbasan Arena”, ka rrëfyer për ‘newsport’ se çfarë ndodhi në shkallët e këtij impianti ku po qëndronte tifozëria e kuqe, pse policia ndërhyri dhe gjithashtu tregon se si uniformat blu e acaruan situatën edhe në ambjentet e spitalit. Më pas 19-vjeçarja, flet për ndeshjen ku veçon lojtarin e saj të preferuar.6-108

– Çfarë ndodhi që mbetet pa ndjenja?
Ishte një moment kur të gjithë tifozët po ngjiteshin tek shkallët lart për t’i shpëtuar dhunës nga policia dhe gazi lotsjellës. Në atë moment gazi më bllokoi dhe frika për njerëzit që isha e shoqëruar se mos goditeshin krijoi një tmerr dhe aty nuk mbaj më mend asgjë.
– Pse policia ushtroi dhunë ndaj jush?

Ndaj meje personalisht jo, por ishte një rrëmujë ku askush nuk u mor vesh se përse filloi ajo gjë nga ana e policëve.

– Nga pamjet filmike nuk ka pasur asnjë indicie nga ana e tifozëve. Pse reagoi në atë mënyreë policia?

Nuk e di. Pjesa e parë shkoi shumë mirë nga ana e tifozërisë tonë dhe nuk e kuptoj pse policët e FNSH futën në pjesën e dytë brenda.

– Mbani mend t’iu kenë thënë diçka?

Absolutisht jo. Vetëm pashë njerëz që po shtyheshin dhe ishin të gjakosur.

– Po në spital çfarë ndodhi? Sa kohë qëndruat?

Nuk e di saktësisht sa kam qëndruar. Edhe në spital erdhën policët dhe filluan të bërtisnin, pasi babai im po u kujtonte gjendjen se si më bënë. Edhe aty më pas u bëra sërish keq.

– Si Ultrase që je kthehemi pak te ndeshja. Si ju duk loja e futbollistëve?

Pjesa e parë ishte e shkëlqyer. E dominuam ndeshjen, patëm 3-4 raste të mira, ndërsa në pjesën e dytë pas daljes së Kalarit me karton të kuq, u tërhoqëm pak prapa, por luajtëm mirë deri në momentin e incidentit.capture

– Kartoni i kuq i Kalarit solli gjithë atë situatë të acaruar. Si e vlerësoni veprimin e Jorgjit?

Rastin nuk e kam parë në moviolë, por acarim të madh tifozët patën pas ndërhyrjes së Vangjelit ndaj Torassës.

– Kush ishte lojtari më i mirë te Partizani?

Të gjithë dhanë maksimumin e tyre. Megjithatë dua të veçoj lojën e Ekuban, pavarësisht se nuk shënoi.

– Çfarë note i vini tifozëve?

Tifozët janë gjithmonë më të mirët dhe gjithmonë aty për Partizanin. Meritojnë notën maksimale.

– Kur do ta shohim Trevisën sërish në shkallet e stadiumit?

Unë Partizanin, pavarësisht kësaj që më ndodhi do ta ndjek gjithmonë. Që ndeshjen e ardhshme unë do të jem në shkallët e stadiumit.
– Bukuroshet si ty i mungojnë stadiumeve shqiptare. Ke diçka për t’i thënë bashkëmoshatarëve të tua?

Pas këtyre ngjarjeve nuk di çfarë t’i them. Uroj që të mos të ketë më incidente të tilla dhe i ftoj të gjithë të vijnë në stadium për të mbështetur Partizanin.

Next Post
Braçe apel Bashës për Sadri Abazin, merr si shembull rastin ‘Kokëdhima’

Braçe mbron Partizanin, akuza policisë: Çdo shkop mbi ju, një faj i rëndë, e ndjej në kurrizim tim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In