• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfimi i të penduarit: Ja pse vret korrupsioni me tenderat e veprave madhore!

by Java News
15/08/2018 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përse veprat e mëdha kushtojnë gjithnjë disa miliarda më shumë nga sa përllogariten fillimisht? Si ka mundësi që në Itali po bëhen kaq të shpeshta shembjet e mbikalimeve apo urave, e tuneleve apo fatkeqësi të tjera të tilla? Përse projektet e trenave të shpejtësisë së lartë, apo tendera të tjera hekurudhore dhe rrugore vihen gjithnjë në qendër të akuzave për korrupsion?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, për herë të parë flet një nga ekspertët teknikë më të njohur, një person nga brenda sistemit, një inxhinjer që për më shumë se 20 vite ka mbajtur një post strategjik në hartën e infrastrukturës kombëtare. Thënë ndryshe, i penduari i parë i veprave të mëdha.

Giampiero De Michelis, lindur në Abruzzo 54 vite më parë, ka udhëhequr punimet e trenave të shpejtësisë së lartë, kantiereve të pafundme të autostradës Salerno-Reggio Calabria, e shumë tendera të tjerë, gjithnjë me rolin kyç të “drejtorit të punimeve”, apo personi i parë kontrollues publik i kompanive private.

Në tetor, ai përfundoi në burgun e Regina Coelit, pas operacionit me 31 të arrestuar që përfshiu edhe menaxherë të kolosëve si “Salini-Impregilo” dhe “Condotte”. Në nëntor, De Michelis nisi të zbrazë gjithçka dinte me hetuesit e Romës dhe Xhenovës. Ai i dhënë prej tij është një rrëfim i zi, që zbulon komplote të guximshme që datojnë prej viteve ’90 e deri në ditët tona, ku përfshihen ministra, sipërmarrës të mëdhenj, projektues të shkëlqyer, djem politikanësh dhe burokratësh, si dhe funksionarë të niveleve të larta të shtetit.

Hetimi i karabinierëve dhe “Guardia di Finanza”-s tregon kostot dhe dëmet e shkaktuara nga korrupsioni, me implikime dramatike. I përgjuar përpara arrestimit, De Michelis fliste për “çimento tejet të lëngshme që dukej si ngjitës”.

“Shmangia apo anashkalimi” është fjala magjike në gjithë këtë ngjarje. Në burg, prokurorja Paola Calleri e sfidoi edhe me përgjime të tjera, që përmbanin fraza të rënda. “Po bie galeria e Cravascos. Madje edhe në atë të Campassos, bazamenti po tronditet”.

Të shqetësuar së tepërmi, prokurorët kanë kërkuar një sërë detajesh mbi 3 tunelet më të rëndësishme të linjës hekurudhore Milano-Genova. Opinioni i parë ishte ai i ekspertëve që, të paktën për momentin, përjashtojnë hipotezat e materialeve aq të dobëta sa të provokojnë shembje. Megjithatë, hetimet mbi sigurinë e tyre vijojnë dhe alarmi mbetet i lartë.

Hetimi mori emrin “Amalgama”, pikërisht fjala që është përdorur nga të dyshuarit në përgjimet e tyre nga karabinierët e skuadrës hetuese të Romës, për të përshkruar zhvillimin e shkeljes.

Në hetimin më të madh kundër korrupsionit në politikën italiane të viteve ’90, “Tangentopoli” (apo Mani pulite), korrupsioni ishte i drejtpërdrejtë: zarfa me parà në këmbim të kontratave të arta. Në ditët e sotme kemi të bëjmë me një korrupsion më të strukturuar, në të paktën 3 nivele, duke qenë më i vështirë për t’u zbuluar.

Në fokus është ende kontrollori publik, i cili favorizon një kupolë kompanish të privilegjuara, të cilat e paguajnë “tarifën” në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, duke e ndarë “tortën” me të tjera shoqëri private përmes nënkontraktimeve, konsulencave apo partneriteteve në dukje të ligjshme. Truku në këtë rast është se, pas këtyre kompanive është sërish i njëjti zyrtar publik, i cili i kontrollon në mënyrë të fshehtë përmes anëtarëve okultë. Me të tilla marifete, sipërmarrjet e mëdha blejnë kontrolluesin apo drejtorin e punimeve, i cili pas kësaj nuk kontrollon më asgjë.

Më 11 nëntor të vitit 2016, De Michelis pranon se ka përfituar nga ky sistem korruptiv dhe rrëfen në mënyrë të veçantë se 50 për qind e “Oikodomos” ishte e tij, një kompani e regjistruar nën emrin e një kandidati të nominuar për aksioner, sipërmarrësit kalabrez Domenico Gallo, i cili u arrestua gjithashtu në tetor, të cilin e kishte njohur 20 vite më parë në kantieret e Salerno-Reggios. Duke konfirmuar akuzën kryesore, inxhinieri i veprave të mëdha shpjegon se sistemi ekziston prej dhjetra vitesh dhe se nuk e kanë shpikur ata (ai dhe Gallo).

“Gjithnjë ka qenë kështu. Më parë ka qenë SPM-ja e Stefano Perottit. Pas arrestimeve në Firence, sistemi vijoi me Crono, e më pas me Sintelin e Giandomenico Monorchios. Më herët akoma ka qenë Lunardi”.

Perotti është projektuesi i arrestuar në mars të vitit 2015, së bashku me drejtorin e fuqishëm të një ministrie, Ercole Incalza. Sinteli është shoqëri inxhinierike ku punonte De Michelis. Titullari i saj, Giandomenico është djali i Andrea Monorchios, ish-kontabilisti i përgjithshëm i shtetit. Inxhinieri Pietro Lunardi është ish-ministër i qeverisë Berlusconi, i cili në vitin 2002 nisi ligjin e shumëkontestuar për të përshpejtuar ndërtimin e veprave të mëdha, duke anashkaluar të gjitha rregullat.

Pikërisht këtu, prokurori Giuseppe Cascini (titullar i fashikullit roman të hetimit) ndërpreu marrjen në pyetje për të paralajmëruar të dyshuarin se, nëse akuzonte të tjerë bëhej dëshmitar, e nëse bënte deklarime të rreme do të penalizohej gjithashtu. Por, De Michelis mori përgjegjësinë dhe u betua se donte të rrëfente gjithçka, prej fillimit.

Disa nga veprat më të mëdha të kryera në Itali

 

Next Post
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Të gjitha rrugët e mbingarkuara nga trafiku i rënduar prej turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In