• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i shqiptarit për ditët e tij në Siri, nën regjimin e ISIS

by A R
01/11/2015 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vështirësitë e banorëve shqiptarë të Kalifatit Islam s’kanë të sosur dhe madje, në disa raste, ngjarjet marrin edhe rrjedha të çuditshme. Një nga shqiptarët e kthyer në Shqipëri, i zhgënjyer nga realiteti që gjeti në Siri, thotë se banorët vendas shpeshherë abuzonin me të. Gazeta “Shqip” ka siguruar pjesë të dëshmisë së tij, e cila është administruar nga specialistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër. Shqiptari me inicialet L.T. dhe me emrin fetar “Abdullah al Albani”, pas ikjes në Siri, në vitin 2013, ishte punësuar si roje supermarketi në një prej qendrave të Sirisë. Kjo ishte punë e përkohshme dhe shumicën e kohës ai e kalonte duke i shërbyer Kalifatit Islam me ruajtjen e një qendre tregtare. Burimet që siguruan këto pjesë dëshmie për gazetën, u shprehën se për shkak të frikës nga hakmarrja e ISIS-it, shqiptari i kthyer nga Siria mund të ketë ndryshuar gjeneralitetet, porse fakti se ai ka ikur në Shtetin Islamik në vitin 2013 dhe që është kthyer po në këtë vit, është i vërtetuar. Para pak kohësh, Shteti Islamik ka ekzekutuar të paktën 91 njerëz, duke përfshirë 39 persona nga radhët e veta, për magji, sodomi, tradhti bashkëshortore, banditizëm, bashkëpunim me grupet rivale rebele, bashkëpunim me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, fyerjet ndaj Zotit, etj. Këtë e konfirmoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut. Që nga shpallja e të ashtuquajturit “Kalifati islamik”, ISIS ka ekzekutuar 182 anëtarë të tij, të cilët ishin kapur duke u përpjekur të largoheshin nga grupi dhe të ktheheshin në shtëpitë e tyre”- tha Observatori me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Vitin e kaluar, ISIS ka ekzekutuar 1.841 civilë, përfshirë 76 fëmijë dhe 95 gra, me armë, prerje koke, gurë, duke i hedhur jashtë nga ndërtesa të larta apo duke i djegur deri në vdekje.

Dëshmia e shqiptarit
“Abdullah al-Albani”, shqiptari me inicialet L.T., është shprehur se luftëtarët e ISIS-it, kur kishin për të dërguar ndonjë mall në banesat e tyre, e ngarkonin keqaz. Kur i pyeste se “Përse më jepni kaq shumë ushqime?”, ata përgjigjeshin se “Jemi shumë të pasur”. Shqiptari që kishte gjetur mënyrën për t’u punësuar si roje sigurie në market shprehet gjithashtu se arroganca e luftëtarëve të ISIS dhe injoranca e tyre ishte tepër e madhe. “Shumica e tyre nuk dinin t’u jepnin makinave”, -thotë ai, teksa përmend edhe sjelljen e keqe në komunikim apo gjatë ngrënies së vakteve të drekës apo darkës. Ai thotë se xhihadistët nuk dinin si të silleshin në tryeza. Një tjetër moment është ai i ngacmimeve të shumta që kishte hasur nga vendasit, siç ishte çasti kur luftëtarët luanin me telefonin e tij, teksa ishte në karikim. Por momenti më kulmor mbetet pa dyshim vjedhja e këpucëve. “Nuk më linin rehat, më vidhnin këpucët. Sapo blija të tjera, ata m’i vidhnin prapë” -thotë ai. Siç duket vjedhja ndodhte gjatë faljes në xhami, pasi nuk lejohet hyrja me këpucë brenda këtyre objekteve të kultit. Burimet, të cilat ia bënë të ditur gazetës këtë dëshmi të shtetasit të Republikës së Shqipërisë, nuk saktësojnë vendin ku Observatori ia ka marrë dëshminë, por deklarimi i tij është renditur mes dhjetëra dhe qindra të tjerëve që kanë mundur të largohen nga ferri i ISIS-it. Me shumë mundësi këto dëshmi mund të jenë marrë në qendrat e grumbullimit, jashtë kufijve të Sirisë, ku ish-luftëtarët ishin mbledhur për t’u shpërndarë më pas në shtetet e tyre.
Shqiptarët në Siri
Xhihadistët shqiptarë, të renditur mes mijëra luftëtarëve të huaj në radhët e ISIS, po përdoren nga organizata terroriste si “mish për top”. Ata janë të parët në vijën e sulmit dhe shpeshherë shërbejnë si kamikazë, ndërsa vendasit (sirianë dhe irakianë) vijnë më pas kur zona është pastruar dhe merren me punë prestigjioze organizative. Këto janë të dhënat e fundit, që po qarkullojnë në agjencitë inteligjente apo mediat prestigjioze botërore, ndërsa autoritetet shqiptare janë të mirinformuara për aktivitetin e shqiptarëve në Siri dhe Irak. Përvoja e luftës, për rekrutët e huaj, ku përfshihen edhe shqiptarët, është shpesh e shkurtër dhe e përgjakshme. Tashmë ISIS ka vendosur që askush të mos kthehet në tokën nga ka ardhur, kështu që luftëtarët shqiptarë mbeten të bllokuar atje edhe sikur të kenë dëshirë të largohen prej luftës. Dhjetëra shqiptarë janë ende në territoret e Sirisë dhe Irakut, përfshi familjarë, ku bëjnë pjesë pleq dhe fëmijë. Ervin Hasanaj dhe Dorian Kuqo janë shqiptarët e fundit të vrarë në Siri, duke luftuar për organizatat terroriste që luftojnë atje./Gazeta Shqip

Next Post

Indi, 10 vjeçari që ngren në “gomë të parë” traktorin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In