• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Serafinës, djalit shqiptar që u bë vajzë

by Aalison Pearse Stevens
10/04/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të jetosh nën hijen e mohimit nga shoqëria dhe nga familja nuk është e lehtë. Por edhe të jetosh një jetë të rreme si dikush që nuk je, nuk është normale.

Kështu e rrëfen Serafina historinë e jetës së saj, e lindur si një djalë, por që kurrë nuk është ndjerë si i tillë, por është ndjerë ajo, një vajzë plot feminilitet, që i pëlqen jeta si e tillë.

Serafina është një tranvestit që tregon për televizionin shqiptar “Klan” hap pas hapi, sfidat, vështirësitë, e mbi të gjitha këmbënguljen e saj që shoqëria dhe familja ta pranojnë për çfarë ajo ndihet.

Klan: Përse vendose të ndash historinë tënde më në fund?

Serafina: Vendosa sepse e shoh që njerëzit duhet të ndryshojnë dhe përse duhet të jetojmë një jetë të shtirur. Që dhe ne të jemi të lirë si çdo njeri, që edhe ne të kemi të drejtën që ta jetojmë jetën siç duam. Është koha e duhur që njerëzit duhet ta mendojnë.

Klan: Kur e kuptove ti që ishe ndryshe?

Serafina: Shikoja që në kopsht që vajzat pëlqenin djemtë dhe shikoja diçka tek vetja që unë nuk isha si gjithë të tjerët, por nuk e kuptoja se isha shumë e vogël. Pastaj duke u rritur, në moshën 12 – 13 vjeçare, në shkollë nisën paragjykimet, ofendimet dhe në atë kohë unë nuk e kuptoja përsenë, përse më ofendonin. Më pas filloi pjesa që kuptova se unë nuk pëlqeja vajza, por pëlqeja djem, por nuk e kisha kuptuar veten se çfarë jam. Më pas duke mësuar më shumë, pashë që më pëlqenin djemtë.

Klan: Më i pranueshëm mund të ishte fakti që ti mund të ishe gay, pra jo tranvestit. Cili është ndryshimi?

Serafina: Unë në fillimet e mija nuk e dija se çfarë isha. Por me kalimin e kohës e ndjeja që më pëlqenin meshkujt, por nuk doja që të isha mashkull vetë.

Klan: Pra nuk doje të ishe mashkull dhe ky është ndryshimi?

Serafina: Po, doja që të isha femër, e veshur si femër. E shikoja gjithmonë jetën si femër. Në hapat e para, kur e mori vesh familja kam qenë në moshën 14 – 15 vjeç, diskutoja gjithmonë me motrën, pasi kam qenë shumë i lidhur dhe ajo po fliste për të dashurin e saj, edhe më tha mua: “Po ti përse nuk flet për të dashurën tënde?”. Në atë moment u stepa dhe i thashë: “Shiko, do të të tregoj diçka, por nuk dua t’ia tregosh njeriu, të mbetet midis nesh. Unë nuk jam ai vëllai që do një femër, por jam ajo motra që do një mashkull.

Klan: Ti tani je e veshur si vajzë, e lyer e rregulluar. A është kjo jeta jote? A vishesh gjithmonë kështu?

Serafina: Po, ndihem vetvetja. Gjithmonë… kjo është çështja, që mua më mërzit dhe që do të doja shumë që unë të isha gjithmonë kështu.

Klan: Po përse nuk je gjithmonë kështu?

Serafina: Nuk jam sepse nuk të lenë ta jetosh atë që do ti dhe kjo është gjëja më e keqe.

Klan: Si nuk të lënë? Në ç’kuptim?

Serafina: Nuk të lënë sepse të paragjykojnë.

Klan: Si je ndjerë ti e paragjykuar? Ke tentuar që, “dakord, njerëzit mendojnë kështu, por unë duhet të përpiqem që të jem mashkull”…

Serafina: Jam përpjekur disa herë, por jeta nuk shtyhet me shtirje, nuk shtirem dot, për atë çfarë unë jam.

Klan: Fakti që ti more iniciativën dhe guximin për të dalë në një emision televiziv, mendon se kjo do të jetë një shtysë që ti pastaj ta jetosh jetën tënde si femër, siç ke dashur gjithmonë, siç je ndjerë gjithmonë?

Serafina: Mua nuk më ndalon asnjë mendim i të tjerëve, që ta jetoj jetën ashtu siç dua unë.

Klan: Por në fakt të ka penguar deri më tani…

Serafina: Më ka penguar, por unë nuk mund që të shtirem për shkak të njerëzve dhe nuk do jem më ai që kam qenë, të jem kjo që jam, kështu siç më sheh.

Klan: Si është ta ndjesh dhe të jesh në trupin e gabuar?

Serafina: Është njësoj si një njeri normal, si një djalë që dashuron një vajzë. Janë të njëjtat ndjenja, përveçse unë nuk dashuroj një vajzë, por dashuroj një mashkull. Është kaq e thjeshtë nëse e mendon, por njerëzit nuk e shohin ashtu siç duhet këtë pjesë.

Klan: Kur e ke parë veten në pasqyrë si mashkull, të zhgënjen kjo gjë?

Serafina: Më zhgënjen shumë, më duket tjetër personazh, nuk dukem vetja.

Klan: Si e ke parasysh ti veten tënde?

Serafina: Femër, kështu siç jam tani, ndihem shumë e lumtur. ndihem shumë vetja. E ndjej…

Serafina nuk nguron të guxojë dhe të flasë hapur për ndjesitë dhe ëndrrat e saj për të ardhmen, për krijimin e një familje. E vetmja gjë që ajo kërkon është që njerëzit ta lënë të jetojë jetën e saj të lirë, duke mos ia privuar atë çfarë ajo ndihet në të vërtetë.

Klan: Mikeshat dhe miqtë e tu tranvestit kanë qenë pranë teje? I ndani ju eksperiencat bashkë?

Serafina: Po. Unë asnjëherë nuk kam pasur një shok apo një shoqe heterosekual, sepse edhe nëse ata do të kishin një mendje të hapur, nuk do të më kuptonin.

Klan: Ke tentuar të flasësh me njerëz që janë heteroseksualë…

Serafina: Kam tentuar, por nuk jam ndjerë rehat, siç ndihem me shokët ose shoqet e mia tranvestit.

Klan: Cila është dita juaj? Aktivitetet tuaja?

Serafina: Mblidhemi tek shtëpia e ndonjërës nga ne, lyhemi, vishemi, bëjmë sikur jemi femra. Pimë kafe, bëjmë sikur kemi dalë për kafe. Aventura që ndoshta për disa njerëz ngjajnë si lojëra fëmijësh, por për ne është diçka shumë e madhe, sepse ndihemi vetvetja, ndihemi të lumtur.

Klan: Marrim shumë të diskutuarën të Caitlyn Jenner, e cila ka qenë njerku i Kim Kardashian dhe në një moshë shumë të madhe ka vendosur që të kthehet në atë që është ndjerë gjithmonë. Ti nuk do doje që të kalonin gjithë këto vite edhe ta vuaje këtë gjë?

Serafina: Jo. Tani është mosha më e bukur që ta jetoj jetën ashtu siç dua unë, i shoh si vitet më të bukura, sepse dua të rritem si femër. Ndërsa Caitlyn e kanë parandaluar, e kanë çuar gjithmonë nëpër sporte meshkujsh, që ai të bëhej sa më shumë mashkull. Gjithmonë ka qenë i shtirur dhe tani ka ardhur koha e tij që të bëjë ashtu siç ndihej.

Klan: A ke patur marrëdhënie dashurore dhe intime me të tjerë tranvestit apo me heteroseksualë?

Serafina: Njerëz heteroseksualë jo, por djemtë që pëlqejnë trans dhe që nuk janë pak në numër. Unë e shoh jetën gjithmonë me një mashkull dhe që të krijoj një familje timen.

Klan: Si mund ta krijoje një familje tënden?

Serafina: Me mashkullin që unë do të doja, duke adoptuar një fëmijë dhe duke e rritur vetë. Ky është mendimi që më shtyn që të eci përpara. Unë gjithmonë do të hedh hapin…

Next Post

Shokon Van Gaal: Lojtarët vijnë në United për para, jo për Ligën e Kampionëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In