• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i rrallë i Linda Ramës: Zaho si bekim i jetës dhe Edi si bashkëshort

by A R
04/06/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga lindja e djalit të saj si një bekim në jetë, te marrëdhënia me bashkëshortin, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Nga momentet e mëngjesit kur e gjithë familja është bashkë, te vizitat në shtëpinë e vjehrrës së saj, Anetës.

Në një rrëfim të pazakontë, përballë fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, Linda Rama ka folur gjatë për jetën e saj familjare.

“Lindja e Zahos, bekim për mua dhe Edin”

Linda tha se ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin përjetuar lindjen e djalit të tyre si një bekim. Një nga pyetjet e fëmijëve ishte kurioziteti për emrin e Zahos.
Sipas Lindës, Zaho është emri i një heroi që do mbahet mend për trimërinë dhe dashurinë.

Ajo veçoi orët e mëngjesit pranë familjes së saj, përpara se të gjithë të shkojnë në punët e tyre.

“Më pas, ndajmë foto e video dhe na mundëson që ta shijojmë më shumë njëri-tjetrin edhe gjatë ditës kur nuk jemi bashkë”, shtoi më tej.

Marrëdhënia me Edi Ramën në shtëpi

Një pjesë e pyetjeve që fëmijët i drejtuan zonjës Rama ishin mbi marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ku kurioziteti i parë ishte se çdo të thotë të jesh gruaja e Kryeministrit, hall apo qejf…

“Nuk është hall sepse Kryeministrin e zgjedh populli t’i drejtojë. Dhe është një vlerësim i madh. Por kur shikon gjërat e mira që bëhen është një peshë që ia vlen ta mbash”, u përgjigj Linda Rama.

Linda foli edhe për dimensionin njerëzor dhe familjar të bashkëshortit të saj, jashtë kostumit të politikës. Duke iu përgjigjur pyetjes së një prej fëmijëve nëse qan Edi Rama në shtëpi, Linda tha se “e ka parë lotin e Edi Ramës, kur ai ka humbur miqtë e tij të ngushtë”

A është Edi Rama nevrik në shtëpi, sikurse duket në televizor?

“Joo, ai nuk është nevrik. Ai është i qetë dhe kur qeveris, edhe kur rri në shtëpi në divan, edhe kur i bie asaj dajres. Nuk është e vërtetë që Edi Rama është nevrik, ai është një burrë i qetë”, tha Linda.

Sipas saj, Edi Rama di të thotë “më fal” edhe heshturazi edhe me zë të lartë dhe se ai “është i vërtetë në çdo gjë që bën”.

Kur vjen puna te gatimi, Linda tha se ajo gatuan më shpesh se Edi, por ushqimi më i mirë është ai i duarve të vjehrrës së saj, Aneta Rama.

Nëse do të ishte ajo Kryeministrja, Linda tha se ndoshta nuk do të bënte aq shumë sa bën Edi por ama do t’i jepte një vëmendje të madhe fëmijëve që kur lindin e deri në moshën 10 vjeç.

“Do të modernizoja sitemin edukimit në kopshte e shkolla, sepse unë mendoj se fëmijët janë e vetmja Europë që ne kemi”, tha Linda.

Momenti kulmor i emisionit ishte kur Linda Rama këndoi këngët e saj të fëmijërisë si “Globi rrotullohet” dhe ato që preferon Zaho si “Itsy Bitsy spider”, “Wheels on the bus”.

Next Post
Ne gratë, kemi në dorë t’i japim formë të ardhmes!

Linda Rama "takon Sali Berishën": Gëzohem shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In