• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i rrallë i Kasem Trebeshinës: Edi Rama dhe Ardian Klosi po lodhen të më shpallin disident

by A R
13/09/2024 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

KASEM TREBESHINA-

Në vjeshtën e vitit 1994 i gjeta Kasemit telefonin.

Lexo edhe :  Një Shqipëri pa komente…

E ftova për kafe.

Rrugës mu kujtua i vëllai:

Myzafer Trebeshina.

Ishim takur në Fier.

Ai kryetar Komiteti.

Unë gazetar.

Më pyeti për doktor Polikronin-vëllain tim.

E pyeta:

-Ke vëllezër?

Uli sytë. U mendua dhe tha:

-Kam vëlla Kasem Trebeshinën. Shkrimtar…

Të dy vëllezërit kishin paralele, që i bashkonte dhe i ndante.

Nxënës në shkollën Normale-Elbasan.

Myzaferi e mori diplomën.

Kasemi braktisi shkollën në vitin 1943.

Të dy dolën partizanë.

Të dy shkuan për studime në Bashkimin Sovjetik.

Myzaferi bëri kariere:

kryetar në komitetet ekzekutive në Berat, Vlorë, Fier.

Vdiq në vitin 1989.

Kasemi u burgos.

Pas burgut i erdhi internimi:

Gramsh, Shijak, Zvërnec…

U ulëm me Kasemin në një kafe buzë Lanës…

-Mitro! Kam lexuar disa artikuj të tutë.

Nuk më pëlqyen. I zgjat.

I bën tërkuzë.

Më dukej sikur lexoja gazetën sovjetike “Pravda”.

Shumë larg nga gazetaria e viteve ‘36-të, kur shkuante Noli, Konica, Nonda Bulka.

E di pse të lexova?

Nga kurioziteti që je përmetar.

-Ku ke lindur?

-Në Mbrezhan.
-Unë jam nga Vinokashi, fshat në Përmet.

Kur isha fëmijë mbaja si mbiemër “Vinokashi”.

Ma bënë Trebeshina, kur u bëra nxënës.

Kam lindur në Berat, në lagjen “Murat Çelepias”, në vitin 1925.

Por jam turk.

-Bën humor?

-Të parët e mi jetonin në Turqi.

Për hasmëri u vendosën në Vinokash në vitin 1417.

Kam gjetur një dokument.

Çudi!

Kam një parandjenjë: do vdes në Turqi!

Qeshi.

Por i doli fjala:

vdiq në Ankara në vitin 2017.

Ishte 91 vjeç.

Per 10 vjet jetoi me familjen e vajzës…

-E lexon Kadarenë?- Më pyeti .

-Sigurisht?

Në gjimnaz fillova me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Më vonë kam lexuar “Prilli i thyer”.

-Vazhdo e lexoje.

Por unë në një intervistë e quaj “Letërsi e shërbesës.”

Fjalën e kam për Kadarenë, Dritëronë dhe Shuteriqin.

Kam dhënë edhe një këshillë:

Për të kuptuar “Dimrin e Fundit” duhet lexuar paralel me “Mein Kampf”…

-Unë mendoj ndryshe…

-Normale.

Secili ka kokën e vet mbi supe!

Por edhe ti , Mitro, sipas meje je në “Listën e shërbesës”.

Gazetar në “ZP”?!…
-Sa vjet punove?…

15 vjet… në shërbim të partise?!

Po jeta e Kasemit?

Labirinth.

Në vitin 1945 u emerua kapiten i parë.

Punoi si oficer sigurimi.

Në vitin 1948: student në Institutin e Teatrit “Ostrofski”. Leningrad.

La studimet: ëndërronte karrierën në ushtri.

U kthye në Tiranë.

Nisi punën si aktor në Teatrin Popullor.

Boton poezi e prozë.

Kasemi ishte rebel.

Nuk i pëlqente si shkruhet letersia.

Pa ide.

Pa stil.

I zemëruar.

I thartuar.

Bën një marrëzi.

I dërgon një letër Enver Hoxhës.

I kërkon llogari për diktaturën që po vendosej në letërsi!

Hapu dhe te futem!

Fati i Kasemit si shkrimtar dhe njeri u vendos.

Shkrimtari u përjashtua nga “Lidhja e shkrimtareve….”

Njeriu u dënua me tre vjet burg.

Bën vetëm 11 muaj.

Nga burgu në internim: Gramsh, Shijak, Zvërnec.

Në vitin 1965 filloi punë në Biblotekën Kombetare.

Pastaj ne Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”…

Disa vjet në ndërmarrjen e bonifikimit.

Nga vitin 1975 i pa punë.

Gruaja punonte në Komisionin e Planit.

E kapi “reforma”.

E dërguan të punonte në fermë.

Kishte dy femijë: Artanin dhe Tatjanën…

Edhe pse i mbyllur në vetvete.

Pa miq e shokë.

Edhe pse rrallë e më rrallë e kapercente pragun e shtëpisë, sigurimi i shtetit e ndiqte si hije.

Në arkivin e shtetit gjendet dosja e Kasem Trebeshinës.

Dosjen e kanë “qëndisur” tre personazhë:

Një shok.

Një komshi.

Një kushëri i
gruas.

Ironi e kohës.

Sipas dosjes Kasemi del si “dele e zezë”.

Fisi i tij dhe i gruas, ishin komunistë dhe nënpunës të shtetit.

Pas viteve ‘90 botoi disa libra:

“Tregëtari i skeleteve”,

“Mekami”,

“Këngë për Kosovën”, “Më përtej kohëve”…

Shumë romane, drama, poezi ende kanë mbetur si dorëshkrime…

Duke pirë kafe më pyeti:

-Kam lexuar. Dikush të quan disident.

Të pelqen?

-Jo. Si mund te quhesh disident pa qënë në burg dhe me tesërën e komunistit në xhep?

-Unë kam qënë në burg.

Por nuk jam disident.

Ka shumë autorë që “gërmojnë” mes letrave, dosjeve të Sigurimit, vendimeve të gjykates për të më shpallur disident.

Më shumë janë lodhur Edi Rama dhe Adrian Klosi.

Shaka.

Disidenti nuk gatuhet.

Unë as jam e as dua të bëhem.

Kam një ëndërr: Ajo që kam shkruar të botohet!

Next Post
Nis regjistrimi në Universitete, raundi i parë deri në datën 11 shtator

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në universitete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In