Në një rrëfim për Top Channel, Edita Tahiri, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës dhe një nga politikanet më të njohura ka rrëfyer se si refuzoi aktorin e njohur amerikan, Richard Gere.
“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin. Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”.
/a.r