• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i një polici!

by Java News
07/03/2023 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Hoxha

Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka fituar dicka të rëndësishme prej meje, UNË E BESOJ. Në një nga ditët më rrëfeu :

‘ Ditët e para në polici ishin një burokraci- kujton mbi karrierën e tij në Policinë e Shtetit. Më linin në pritje me popullin dhe mbaja shënim denoncimet e tyre për gjëra nga më banalet, zhurmat me komshinjtë, sherret e vogla e cdo gjë që qytetarët shpresojnë se është një cështje që e zgjidh policia.

Në një nga këto ditë, kallzuese ishte një grua e moshuar. Foli për gati një orë. Shkruaja në kompjuter dhe për ta kuptuar qartë e pyesja sa herë ajo e humbiste fillin e ngjarjes mbi atë cka ankohej. E kishin vjedhur në autobus dhe po fliste me përpikmëri mbi stacionin ku qëndroi , udhëtimin nëpër qytet , sediljen ku ishte ulur dhe si e kishte mbajtur cantën për tu ruajtur. Më foli më lekët e pensionit dhe telefonin që ja kishte bërë dhuratë e bija , por që hajduti ja zhvati pa rënë në sy.

Në një qytet si Tirana, një vjedhje në rrugë është një ngjarje e vogël për të cilat shkresurinat bëhen pirgje nëpër komisariate.

Edhe ai denoncim , ishte një rutinë si për të tjerët dhe unë mezi prisja të dilja në terren . Kështu që në atë rast përballë asaj gruaje në moshë të thyer, isha vecse një sekretar ku njëri flet e tjetri shkruan.

Kur mbarova , ajo duhet ta firmoste , ja zgjata denoncimin që ta lexonte.
Pasuan disa minuta heshtje derisa gruaja më kërkoi një stilolaps. Por për habinë time nuk firmosi, filloi të rrethonte fjalë, të vendoste pikëpyetje, të shkruante pika e presje nëpër rreshta.

Pastaj ndryshe nga qetësia që pati deri në atë cast, u ngrit e revoltuar duke mu drejtuar me një vërejtje. “ Fjalitë janë shumë të gjata, ti ke bërë një masakër me “ pikën”, ja ku duhet ta vendosje pikën. “ Ë” e ke vrarë, presja nuk egziston. Filloi tmë japë leksion dhe ato ishin momentet më të vështira të miat. Ajo kishte folur me qetesi për gati një orë për vjedhjen dhe ja ku ishte përballë meje e shqetësuar për gjuhën shqipe. Ajo e harroi hallin që kishte , as që nuk më korrigjoi mbi ndonjërën nga detajet e ngjarjes. Pashë se në atë cast asaj gruaje as që I bëhej më vonë për cfarë I kishte ndodhur.

Por ishte e alarmuar per fjalite
Unë kisha përballë një grua që e kishte dashur punën e saj dhe vazhdonte ta donte ende ndonëse në pension. Ajo kishte qenë një mësuese e gjuhës shqipe dhe unë u ndjeva më keq se një hajdut. Kisha zhdukur pikën nëpër fraza. Kisha shkruar si mos më keq , duke bërë rrëmujë me shenjat e pikësimit. Ky ishte momenti që unë mora një mësim mbi misionin që kemi në jetë dhe ma dha ajo zonjë .

“ Ne duhet ta duam cdo gjë që bëjmë”
7 mars 2023

Next Post
DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon komunikim direkt me shqiptarët?

DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon komunikim direkt me shqiptarët?

Comments 2

  1. L. Xh says:
    3 years ago

    Të lumtë mëndja e dora, e nderuara Anilë Hoxha.
    Lexova një perlë. U emocionova. Më bëtë të ndihem mirë për këto kohë që kalojmë, ku çdo flitet e shkruhet, por gjuhën tonë shqipe e kanë shpartalluar “me plepa mësues” të ardhur në Tiranë nga theqafjet e Vuçidolit.
    Përshendes

    Reply
  2. L. Xh says:
    3 years ago

    Të lumtë mëndja e dora, e nderuara Anilë Hoxha.
    Lexova një perlë. U emocionova. Më bëtë të ndihem mirë për këto kohë që kalojmë, ku çdo gjë flitet e shkruhet, por gjuhën tonë shqipe e kanë shpartalluar “me plepa mësues” të ardhur në Tiranë nga theqafjet e Vuçidolit.
    Përshendes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In