• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfimi i Nikoll Lesit: Me çfarë e shpërbleva Arben Ristanin për lirimin e Frangajt

by A R
31/01/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nikollë Lesi, botues i gazeta “Koha Jonë” ka nxjerrë në treg librin me kujtime “Kështjella e Medias”. Krijimi i gazetës, vazhdimësia e saj, burgosja e gazetarëve, dhuna dhe djegia e gazetës, takimet, gazetaët, situatat, lufta me pushtetin e për pushtetin, duke pasur si aktorin kryesor, në qendër të të gjithë zhvillimeve, vetë autorin Nikollë Lesi, janë dëshmia e ngritjes së një kështjelle të madhe mediatike, sic ishte “Koha Jonë”.

Por, personazhet reale, edhe sot janë aktiv në jetën publike e politike shqiptare. Dhe në shkurtin e 1994, u burgosën dy gazetarët e KJ, Martin Leka e Aleksandër Frangaj. Nikollë Lesi, rrëfen takimin me gjyqtarin që duhet ti nxirrte nga burgu. Emri i tij është ARBEN RISTANI. Detaji i fshehur mjeshtërisht në rreshtat e rrëfimit, është pagesa që Nikollë Lesi, i ka bërë gjyqtarit Ristani, për të liruar dy gazetarët. Nikoll Lesi, sot është aktiv, drejton Koha Jonë sërish. Ndërsa Arben Ristani është sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, me kryetar Lulzim Bashën, raporton Newsbomb.al.

Nikollë Lesi thotë se kishte ide që të blente një shtëpi. Se Ben Ristani në takim me të, erdhi në motor drejt, por kur iku, iku i mënjanuar, nga pesha e atyre që preku. Ndërkohë ëndrrën e shtëpisë, pas këtij takimi me gjyqtarin, e humbi në atë kohë, edhe si ide, sic shprehet Lesi.

Pyetja lind: Sa milionë i ka paguar Nikollë Lesi, gjyqtarit Arben Ristani për të liruar gazetarët?

Fragment nga “Kështjella e Medias” me autor Nikollë Lesi

Me Mandin kemi një histori interesante kur përpiqeshim për të liruar Sandrin dhe Martinin. Duke ditur kokofortësinë e Berishës dhe frikën e gjyqtarëve menduam një mënyrë veprimi, disi shqiptare. Nuk besonim në drejtësinë e gjykatave në raste të tilla. Familja e Sandrit dhe Martinit më takonin orë e cast. Rrininn në të ftohtë përpara dyerve të burgut dhe shpesh vinin te redaksia e më pyesnin. Më shikonin mua si shpëtimtarin e tyre.

Mora informacion për emrin e gjyqtarit. Ishte Arben Ristani, i cili do të gjykonte Sandrin e Martinin. Përvec punës që kishim përditë me tension, vendosa ta ndjek nga pas. E ndoqa atë njeri si në filma. Mësova ku kishte shtëpinë dhe e vura re një ditë se rrinte te restorant “Pelikani” asokohe ishte përgjatë Rrugës së Barrikadave. Ai e kishte gjykuar Sandrin në Lezhë para një viti në prezencë të Azem Hajdarit. E kishte shpallur të pafajshëm. Por tashmë kishte ndërruar loja. Pushteti ishte bërë edhe më I dhunshëm.

Ngula këmbë të takoj gjyqtarin Ristani. Me vete kisha marrë edhe dajën e Sandrit, Lazrin, si dhe dy shoqëruesit e mi, Myslim Muratin dhe Bardh Tollen. Që në fillim, Arben Ristani nuk e pranoi Lazrin në takim se kishte frikë se mos ia përdornin kundër tij takimin me dy dëshmitarë. Iu luta Arbenit të bëjë dicka. Më tha se akoma nuk ishte në dijeni të dosjes, por premtoi se do të bënte të pamundurën për t’i liruar, pasi “edhe unë mendoj se nuk kanë faj gazetarët” tha ai.

Por, ….- Arbeni deshi të më thoshte dicka e pati frikë. Shikoi nga daja i Sandrit, që rrinte e digjte duhan përballë.

Liroji se nuk kanë asnjë shkelje dhe fol ca do…! – i thashë. Por ai kishte frikë nga reagimi i pushtetit. Mesa kuptova, kishte frikë se e arrestonin edhe atë, pas gjyqit. Si nëpër dhëmbë më tha se do të ishte mirë ta kishte vizën për të ikur. Unë kështu e përktheva fjalorin e tij hermetik.

Do të bëj të pamundurën të gjej një vizë franceze që të ikësh nga Shqipëria – i thashë. Dolëm. E përcolla deri diku, larg restorantit.

Ristani iku me një motor të vogël, duke u lëkundur, sikur të donte të tregonte dhe me lëvizje mëdyshjen e tij. Kishte ardhur drejt, majë motorrit dhe po ikte I anuar, nga pesha e atyre që tha, dëgjoi dhe preku…si në ëndërr. Sic duket lutja ime kishte bërë punën e saj. Kisha në plan të blija një shtëpi në Tiranë, se kisha familjen në Lezhë. Sandrit ia kisha blerë një shtëpi të bollshme, ndonëse ishte beqar. Por pas takimit në restorant me gjyqtarin, më iku edhe shtëpia, si ide!

Ishte shumë ftohtë. Më pas mora Armand Shkullakun, i cili ishte një frëngjisht folës. Nxituam të shkonim te restoranti francez, afër kinema “Republika”. Mandi më kishte folur për Zhyljen Roshin, një francez që ishte nga biznesmenët e parë në Shqipëri dhe ai kishte premtuar se do të vinte për drekë me një diplomat të ambasadës franceze për të dëgjuar hallin tonë…(Pjese nga libri)

Next Post
Foreign Policy: Viktima e parë e Trumpit mund të jetë Kosova

Foreign Policy: Viktima e parë e Trumpit mund të jetë Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In