• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Messit për Ronaldon, Botërorin e Katarit, Argjentinën dhe familjen

by Java News
01/06/2019 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leo Messi, duke folur për “Fox Sports” në Argjentinë, komentoi edhe marrëdhënien që ka me CristianoRonaldo dhe çfarë do të thotë për të konkurrenca me sulmuesin portugez, që zgjati shumë vite në La Liga: “Ishte diçka e mirë, që të luaja në një kampionat me Cristiano. Ai e bëri Real Madridin më të fortë. Siç e thashë në fillim të sezonit, Real Madridi do të ndihej si çdo ekip, pa Ronaldon. 

Pak njerëz madrienë ishin të zemëruar me këtë që thashë, por ky është realiteti. Cristiano shënonte deri në 50 gola për sezon, ishte çelësi për Real Madridin. Pa dyshim, do të ndjenin mungesën e tij, ashtu si krejt La Liga. Prania e tij e bënte kampionatin më të mirë. Ne nuk e komunikojmë me njëri-tjetrin, takohemi vetëm në ceremoni çmimesh apo në ndeshje, por ekzistojnë ndjenja të mira reciproke. 

Nuk kemi një marrëdhënie, sepse nuk e njohim njëri-tjetrin, por gjithmonë kemi respekt të ndërsjellë. Ishte i mirë rivaliteti për të dy, sepse vazhdimisht donim ta përmirësonim veten. E bëmë konkurrencën edhe më të fortë, duke qenë të dy në Spanjë. Ishte një rivalitet shumë i rëndësishëm. Sergio Ramos? Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por i ashpër.”

Lionel Messi thotë se fëmijët e tij e kanë ndihmuar si ta kapërcejë dhimbjen e humbjes në fushën e futbollit, sepse ka gjëra më të rëndësishme në jetë. Ikona e Barcelonës ishte i dëshpëruar për ta shtuar titullin e pestë të Ligës së Kampionëve në koleksionin e tij, këtë sezon, por mbeti tepër i zhgënjyer nga eliminimi kundër Liverpool, përpara se të merrte një tjetër goditje, duke humbur finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias.

Messi ka tre djem me bashkëshorten Antonella; Thiago, Mateo dhe Ciro. Ai thotë se atësia i ka dhënë një përmasë më të madhe pjekurie për jetën. “Humbjet në futboll më lëndojnë, por fatmirësisht kam fëmijët, merrem me ta dhe duket sikur gjithçka kalon, – tha ylli i Barcelonës për “FOX Sports” në Argjentinë. – Kur ka lindur Thiago (më 2012), kam kuptuar se prioritetet janë të ndryshme, jo vetëm rezultat i një ndeshjeje. 

Më dhemb shumë humbja, por shkoj në shtëpinë time, shoh fëmijët dhe gruan time, kështu që hidhërimi kalon. Para kësaj, kthehesha në shtëpi dhe mbyllesha në vetvete. Nuk doja të shikoja TV, as të ushqehesha. Tani kam një detyrë, që të jem në tavolinë me fëmijët e mi. Unë ende vuaj nga humbjet, por i trajtoj ato në një mënyrë tjetër”.

Pas shtatë viteve baba, Leo e di shembullin që duhet të japë: “Kjo është jeta. Mund të pengoheni, edhe të rrëzoheni, por ktheheni e luftoni për ëndrrat tuaja. Ngritja, duke u përpjekur përsëri, është mesazhi për fëmijët, që duan të më shikojnë. Dua ta përfundoj karrierën time duke fituar diçka me ekipin kombëtar, ose të provoj sa më shumë herë që të jetë e mundur. Nuk pëlqej të ketë njerëz që nuk më duan, apo komentet e këqija, që bëhen ndaj meje”.

Leo Messi foli edhe për të ardhmen dhe sfidën më ambicioze, që do të ishte pjesëmarrja në Kupën e Botës 2022, në Katar. Ylli i Barcelonës do ta pëlqente këtë “stacion” në fund të karrierës, por asgjë nuk është e qartë për të: “Nuk e di nëse do të jem në Botërorin e Katarit. Ne ishim me të vërtetë afër për ta fituar atë kompeticion, por nuk ia dolëm në Brazil, në vitin 2014. Zoti do të vendosë nëse do të jem apo jo në Kupën e Botës së Katarit. Sot jam spektakolar, shumë mirë fizikisht, por kam 32 vite mbi supe dhe nuk e di se si do të vazhdoj. Shpresoj të mos kem lëndime të rënda, të ruaj gjendjen e mirë fizike dhe të mund të vazhdoj përpara”.

Po çfarë do të bëjë Messi, pasi t’i “varë këpucët në gozhdë”? Argjentinasi nuk ka një plan të qartë: “Unë shpresoj që të luaj sa më gjatë në fushë. E kam një frikë të vogël, se çfarë do të ndodhë më pas. Nuk kam asgjë në mendje për momentin. Unë e dua këtë që bëj aktualisht, siç e kam dashur futbollin që fëmijë. Gjithmonë kam qenë i lidhur me futbollin, kam pasur një rutinë përqendrimi, lojëra, pushim… Duke qenë në shtëpi dhe mos ditur se çfarë të bësh, më duket e vështirë”.

Ylli i Barcelonës flet edhe për të ardhmen e tij të mundshme si trajner: “Në fillim nuk e shoh veten as si drejtor teknik, ndoshta më pas do të më qëllojë, por do të doja të stërvisja fëmijët, të rinjtë. Për momentin nuk mendoj të bëj trajnerin në nivele profesionale, apo në ekipet e para. Shumë djem të rinj rriten duke më parë te Barcelona apo ekipi kombëtar. Duket sikur të rinjtë kanë më tepër dashuri për mua, më mbrojnë shumë”.

Next Post
Negociatat me Shqipërinë/ Ministri gjerman reagon përsëri: Të mbështetemi në fakte dhe në ndershmëri

Negociatat me Shqipërinë/ Ministri gjerman reagon përsëri: Të mbështetemi në fakte dhe në ndershmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
Regjistër për objektet në bashkëpronësi/ Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In