• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i Izet Haxhisë: Kur shoqëruesi i Berishës përplasi për vdekje dy persona

by A R
13/08/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shoqëruesi personal i Sali Berishës, Izet Haxhia ka zbuluar një aksident të fshehur me pasojë vdekjen e dy personave me biçikletë në Fushë-Krujë., pas të cilit fshihej ish-komandanti i grupit të shoqërimit të Sali Berishë në 1993, kur ishte President.

Sipas një rrëfimi që ai bën në rrjetin social Facebook, makina që i përplasi ata për vdekje, drejtohej nga Komandanti i grupit të shoqërimit të Presidentit të asaj, emër që Izet Haxhia ja sugjeroi Berishës pasi dha vetë dorëheqjen. Haxhia thotë se shefi i sigurisë së Berishës nuk bëri asnjë ditë burg “se dihet kur je me detyre ne shtetin tone edhe kur shkakton viktima, fajtori gjithmonë është viktima”, – shkruan ai.

Por pse e bën publike historinë në këto momente?

Izet Haxhia thotë se Komandanti i grupit të shoqërimit nuk mundi të kalojë dot brejtjen e ndërgjegjes nga ky aksident, dhe ndaj dha dorëheqjen duke u larguar në Amerikë. Të njëjtin shembull, Haxhia thotë se duhet ta ndjekë edhe deputeti Aqif Rakipi që gjatë ditës së djeshme përplasi me makinën që ai drejtonte një këmbësor pranë kthesës së Kamzës, duke i marrë atij jetën.

Deputeti i PDIU-së po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa fajtor për aksidentin nga ekspertiza e deritanishme ka dalë viktima. Deputeti do të hetohet për largimin nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më pas u vetëdorëzua në komisariatin numër 2 në Tiranë.

Ja cfare shkruan Izet Haxhia ne Facebook

Kur mora detyren e komandantit te grupit te shoqerimit te Berishes ne prill te 1992 ,mu dha edhe detyra po nga Berisha te beja perzgjedhjen e pjestareve te grupit te shoqerimit qe perbehej nga 16 vete.

Nga pjestaret e grupit te shoqrimit te Ramizit mbajta 2 persona njeri ishte nje oficer i nderlidhjes dhe tjetri nje person qe e njifja qe nga koha kur isha student i mjeksise. Ngaqe ne posten e policise nr 10 qellonte te isha shpesh “mysafire “pas sherreve e aventurave te ndryshme, ky personi qe ishte shoqerues i Ramizit, per arsyen se kishte njofje me nje bashkevuajtes timin, qe ishim te ndaluar te dy ne posten 10 te policise tek shkolla e bashkuar pas nje sherri, na shpetoj te dyve nga futja ne biruce per nja dy nete e nje dru i mire qe na priste. Vitet kaluan e rasti e solli qe une t’ja ktheja “borxhin “ketij personi duke e mbajtur si shoqerues ne grupin qe ruante Berishen edhe pse porosia ishte qe te mos mbaja asnje nga grupi i shoqerimit te Ramizit. E mbajta afer kete person dhe mesova ndonje gje nga pervoja e tij.

Rreth nje vit me vone pas disa konflikteve me Berishen, dhashe dorheqjen nga Komandant i grupit te shoqerimit dhe sipas porosise se Berishes qe te zgjidhja nje njeri qe besoja ne vendin tim, ja sygjerova kete personin qe kishte punuar edhe me Ramizin ne vendin tim. Dhe ky vazhdoi punen si shef i sigurise se Berishes, deri sa ne nje nate ne hyrje te Fushe Krujes, me makinen tipo te grupit te shoqerimit, perplasi per vdekje dy persona me biçiklete. Nuk beri asnje dite burg, se dihet kur je me detyre ne shtetin tone edhe kur shkakton viktima, fajtori gjithmone eshte viktima. Te themi te verteten pas ketij aksidenti me pasoje vdekjen e dy personave, ky kolegu im edhe nga brejtja shpirterore edhe nga qendrimi i Berishes dha dorheqje pergjithmone duke u larguar ne Amerike. E solla kete shembull, duke u nisur nga rasti i fundit i aksidentit me pasoje vdekjen e nje qytetari te shkaktuar nga deputeti, Aqif Rakipi.

Do jete ne nderin e tij qe pas ketij aksidenti te leje mandatin e debutetit dhe te kthehet ne jeten e tij private, sepse eshte nje barre e rende te futesh ne ndertesen e Parlamentit me nje viktime mbi supe, e shkatuar qofte edhe nga nje aksident ku viktima mund te jete edhe fajtor. Ja them kete Qifes edhe ngaqe e njof dhe ai e njef kete personin qe dikur ka punuar me mua, dhe i ndodhi e njejta fatkeqesi si atij.

Next Post
Nëse jeni anemik duhet t’i hani këto ushqime

Katër ushqimet që "zëvendësojnë" okulistin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In