Ish-spikeri i Club-FM Xhevdet Spahiu ka treguar një episod aspak të këndshëm që i ka ndodhur sot në mes të ditës, në zonën e Laprakës në Tiranë.
Spahiut i kanë vjedhur makinën por për fat të mirë e gjitha është përmbyllur me sukses pasi dy policët në foto, që ish-spikeri i cilëson heronj, kanë neutralizuar hajdutin në pak minuta duke i rikthyer automjetin, shkruan newsbomb.al.
Ja si e tregon vetë Spahiu të gjithën:
Sot në mes të ditës në Laprakë, me vodhen makinen. Jo me vone se 25 minuta pasi kanë marrë njoftimin, këta dy heronj arritën ta neutralizojnë hajdutin dhe të më rikthenin makinën…
Një falenderim të jashtezakonshëm për këta policë të thjeshtë…
S’e kisha menduar që do vinte dita të falenderoja edhe policinë. Faleminderit çuna!”