• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i emigrantes: Lashë pallatin në Shqipëri, për të jetuar në rrënojat e grekut!

by Java News
25/11/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agetina Pacani iku nga Shqipëria në Athinë, para 25 vjetësh. Çdo ditë të më shumë se 2 dekadave në emigrim, e mendon kthimin në atdhe. E më shumë se ç’e mendon, e dëshiron. Historinë e jetës së saj në Greqi, e tregoi në ciklin Jeta ime të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Në këtë emision, ajo foli për “luftën e përditshme” me dy vajzat dhe bashkëshortin, për t’u kthyer në atdhe.
“Këtu nuk jam e lirë, nuk i them kujt mirëmëngjesi, nuk mund të ngre flamurin, e të këndoj shqip”, thotë Agetina.

“Unë jam me origjinë nga Mirdita, por jetoj në Athinë prej vitit 1998. Jam e martuar në Pukë. Kam dy vajza. Në vitin 2000 gjërat ndryshuan disi për ne sepse punuam shumë burrë e grua dhe situata ekonomike u përmirësua disi.
Megjithatë unë nuk doja të jetoja në Greqi. Sepse në Shqipëri lashë pallatin dhe erdha të jetoja në një rrënojë të grekut. I lutesha burrit, të ktheheshim por burri nuk pranoi. Në fillim e kishim bërë me fjalë për të jetuar disa vite, e më pas të riktheheshim në atdhe. Ndaj edhe fëmijët i lamë për pak kohë në Shqipëri, te prindërit.
Pas tre muajsh të ndarë, i morëm edhe vajzat në Greqi. Vajzat 3 dhe 6 vjeçe i mbyllja me çelës në shtëpi, sepse për të jetuar ishim të detyruar të punonim të dy, burrë e grua. Vajzën e madhe e hoqa nga shkolla për të mbajtur vajzën e vogël. Kishim blerë një video kasetë dhe ajo përsëritej vazhdimisht në mënyrë që ata të shikonin vetëm atë. Kishim hequr thika, gërshërë, çdo gjë që mund t’i rrezikonte.

Një ditë, vajza e vogël i kishte dalë gjak nga buza dhe të dyja vajzat, ishin larë me gjakun e saj. Komshinjtë e kishin parë dhe na njoftuan. Prej së largu ku punonte, bashkëshorti shkoi me urgjencë, por fatmirësisht asgjë e keqe nuk kishte ndodhur përveç trishtimit të madh që përjetuam, sepse në mendje, kishim 1000 skenare. Me kursimet në Greqi kemi blerë një shtëpi dhe një dyqan në Tiranë gjithnjë me shpresë se do të kthehemi”, tregoi Agetina./m.j

Next Post
Dukuria e shëmtuar/ Mali i Zi numër rekord të diplomave të falsifikuara, problem për institucionet

Dukuria e shëmtuar/ Mali i Zi numër rekord të diplomave të falsifikuara, problem për institucionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In