• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i Desarës: Doja të digja vetëm makinën e nënës së Filipit, për të marrë hak

by Java News
04/04/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Desara Mançellari e ka pranuar në Polici se ishte ajo që i dha fund lidhjes me Filip Papajanin. Këtë veprim ajo ka thënë se e ka kryer nisur edhe nga ndërhyrjet e vazhdueshme të nënës së tij, ndaj së cilës ka marrë hak, duke i djegur makinën.

makina-vajzaPër këtë arsye vajza 23-vjeçare ka thënë se vendosi t’i vinte flakën makinës së nënës së ish-të dashurit dhe pas saj u dogjën edhe 3 makinat e tjera. Vajza ka pranuar në Polici se gjithçka e ka bërë për hakmarrje ndaj fyerjeve të nënës së tij dhe për shkak se i dashuri e kishte goditur me shpullë.

Mesazhet që kanë shkëmbyer në Facebook, nga data 21 mars deri më 29 mars, konfirmojnë se ka qenë 23-vjeçarja ajo që vendosi t’i japë fund lidhjes. Ndërsa Filip Papajani i kërkon vazhdimisht që t’i japë numrin e telefonit dhe të flasin, por ajo nuk pranon.

Në mesazhin e fundit ajo i thotë që nuk ia ka më besën. Ajo i betohet që nuk i ka bërë keq asnjëherë, por thjesht ishte lodhur dhe donte të ndahej, pasi nuk e meritonte këtë. Edhe gjatë dëshmisë që ka dhënë në Polici, Mançellari ka treguar të njëjtin version, duke e thënë se ky ka qenë edhe motivi i ngjarjes.

Vajza ka shpjeguar se kishte qenë e lidhur për afro 10 muaj me Filip Papajanin, të cilin e kishte njohur në lokalin që babai i tij kishte në pronësi, në rrugën “Riza Cerova”, që ndodhej pranë shtëpisë së saj.

Ajo ka treguar se fillimisht lidhja kishte ecur mirë, edhe pse ai ishte 2 vjet më i vogël. Por ka qenë pikërisht diferenca e moshës që nuk është pranuar nga nëna e tij, Areti Papajani, që kishte shkaktuar problemet, derisa Desara vendosi t’i jepte fund lidhjes.

E duke qenë se e kishte fajësuar atë për ndarjen, ndonëse vendimin e mori vetë, 23- vjeçarja vendosi t’i digjte makinën. Por nuk mori parasysh që flakët mund të përhapeshin, ashtu siç edhe ndodhi, dhe të digjnin edhe makinat e tjera të parkuara pranë saj. Panorama

Next Post

Austri: Kapet shqiptari me disa pasaporta të falsifikuara slovake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In