Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha intervistë në Top Channel.
Afrim Berisha, i ati i Alvinit, foli për takimin e parë me djalin në Siri.
“Ishte një emocion i fortë. Me tha më merr me vete. Kur u desh të largohesha e ta lija aty, Alvin mendoi se do ta lija aty dhe s’do të kthehesha më.
Ambasadori më tha që djali do të dalë. Aty sikur më pre shpresa. Nuk isha i bindur që po dola aty pa Alvin nuk do të mund të hyja prap- tha Afrim Berisha.
Afrimi tregoi se Alvin ka marrë edhe plagë të tjera gjatë luftës në Siri.
“Përveç themrës është i plagosur edhe tek kofshët. Do bëj analiza për të parë nëse shëndeti i tij ëstë në rregull. Kur Alvin e pa që ia pashë plagët u vu në siklet”, tha Afrim Berisha.
/a.r