• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimet e Agim Krajkës: Sherifi narcizist, Parashqevia pa tru dhe e dashuruar me një të Sigurimit

by A R
15/12/2015 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompozitori Agim Krajka iu kundërvu këngëtarit Sherif Merdani, duke e thënë se ai “nuk është arrestuar për këngën. Është një narcizist i dashuruar me veten”. Më parë, këngëtari e kishte akuzuar kompozitorin si spiun të Sigurimit. Në emisionin “Debat” në Channel One, Krajka bisedoi me gazetarin Roland Qafoku për rreth dy orë, duke thënë edhe se Parashqevi Simaku kishte një të dashur që punonte në Sigurim.

Ju konkurruat në Festivalin e 11-të me këngën “Kafe Flora, burra plot”, ç’ndodhi me ju pas këtij festivali?

Pas Festivali të 11-të, unë u izolova 10 vjet nga Ansambli. Drejtoja orkestrën e Ansamblit. Qëllonte që e çonin jashtë shtetit, unë nuk dilja. Shkonte Ansambli në Greqi apo në vende të tjera, provat i bëja unë dhe para se të ikte ansambli, sillnin ndonjë fizarmonicist nga Berati apo në ndonjë vend tjetër dhe ai rrinte kot, se nuk dinte gjë… Lexohej lista dhe emri im nuk ishte.

Ju thoni se u izoluat, por a ndiheshit mirë që disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?

S’është arrestuar njeri. Unë nuk di asnjë…

Sherif Merdani është burgosur për këtë gjë…

Jo, jo, s’është arrestuar Sherifi për këtë punë. Ta lëmë këtu, sepse është një debat tjetër. Atëherë të hiqnin nga puna, por nuk të fusnin në burg.

Po atë e kanë futur në burg…

Jeni të sigurt?! Unë di në mënyrë tjetër, që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën, në radhë të parë, duhet të kishin arrestuar kompozitorin. Sherifi ishte vetëm interpretues. Për këtë problem s’kishte arsye të arrestohej Sherifi, duhej të futeshin autorët e muzikës, të tekstit. Kjo është logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumentime.

Po pse e dënuan atë?

Sherif Merdani është një narcizist, i dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as notat nuk njeh, mos ma vër në radhën e Çeskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur goja një gjë që s’duhej. Në atë kohë Gaspër Çurçia u pushkatua se falsifikoi 100 bileta treni. Pra, ai ligj të dënonte, si për vjedhjen, si për muzikë. Nuk kishte ligje të veçanta për çdo fushë. Unë s’isha budalla. Nuk e kam dashur dhe nuk e dua Enver Hoxhën, por ka një gjë që ai sistem ma dha shkollën pa asnjë lekë. Shkoje në spital pa asnjë lekë. Nuk kam nostalgji për atë sistem. Enver Hoxha vrau shokët e vet, eliminuan njëri-tjetrën, si Kadri Hasbiun, Beqir Ballukun. Analistët në Amerikë thoshin që sistemet socialiste janë shumë funksionale për vendet primitive. Pra, duhej ai shtet ligjor që nuk korruptoje dot askënd, policin, mjekun, gjykatësin… Sot i kemi të gjitha me pare.

agim krajka fizarmonike

Ju keni vuajtur në atë kohë, megjithatë nuk e shani atë sistem, pse?

Unë kisha racionin tim të vuajtjes si çdo shqiptar tjetër, por të mos harrojmë që kishte dhe burg dhe internim dhe pushkatim. Unë në atë kohë u formova, kam kryer studimet me pedagogë që kanë mbaruar institutin “Çajkovski”, si Çesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqin, Hamide Stringën…, nuk kam diplomë false. Nuk jepej diplomë kot atëherë.

Të tjerë u dënuan dhe u arrestuan për bindje politike në atë kohë…

Nuk di, kur u fliste goja apo kur bënin pisllëqe, po, dënoheshin.

Kur shkonit jashtë a ishit të survejuar?

Si mund të mos survejoheshe, ishte sistemi i tillë. Në çdo rrugë, na shoqëronte një ose dy punonjës të Sigurimit, që i vinte shteti.

Si silleshin me ju?

Shokët tanë na dukeshin. Rrinte me ne, hanin me ne. Në ndodhte ndonjë gjë, faji ishte i tyre.

Po Sherif Merdani thotë që ju bënit raporte.

Nuk është si thotë Sherif Merdani. Kur shkoje në një koncert apo festivale, çdo njëri nga ne, unë, Panajot Kanaçi do të fliste për nivelin artistik. Pse e mori vallja dhe jo kabaja, çmimin, kush stononte… Do të flisnim për problemet profesionale, për nivelin artistik.

Pra bënit një raport profesional?

Po, bënim një raport artistik. Ne nuk ishim shefa sigurimi. Por, nëse ikte ndonjë orkestrant apo valltar, arratisej, isha unë përgjegjës, ose Panajoti…

Ai fliste për pseudonime, Belini….

Për mua, Sherifi është narcizist, s’i ka dhënë asgjë shoqërisë. Më vinte pas në Korçë, më mbante fizarmonikën. Çfarë Belini?! Nuk e kam dëgjuar këtë gjë. Të thotë ça të dojë. Mua nuk më bën asgjë përshtypje, kujt i intereson, le ta hulumtojnë, le ta verifikojnë…

Ju keni punuar edhe me Vaçe Zelën, ç’mendoni ju për të, a është ajo këngëtarja më e madhe?

Këta këngëtarë dolën nga gjiri i popullit, nuk dolën nga konservatorët. Vaçen e kisha në lagje, asaj i tregova këngën e “Lemzës”. Pas saj shkrova “Djaloshi dhe shiu”. Pastaj zërin e saj e mori në dorë Avni Mula, që shkruante këngë për partinë dhe doli jashtë sferës sime. Më vonë këndoi dhe këngën e gjyshes. Çdo njeri ka vlerën e vet në art, e madhe, e vogël. Ndonjëherë një i vogël ka një të veçantë që s’e kanë të mëdhenjtë. Vaçja kishte zë natyral, të ngrohtë, konfidencial. Edhe kur i ikte zëri, edhe kur recitonte, dukej sikur këndonte, ishte shumë komunikatave. Ishte totalisht artiste.

agim krajka parashqevi simaku

Një tjetër këngëtare, me të cilën keni bashkëpunuar, ishte Parashqevi Simaku, çmendoni për të?

Parashqevia është një nga zërat më të rrallë, mos më i rralli për zhanrin e vet. Por ajo këndonte edhe populloren. Kur këndonte “Qamilen”, të rrëqethte mishin. “Qamilja” ishte simfoni. E ka kënduar Hafsa Zyberi, e më pas e këndoi Parashqevia… Ishte një mrekulli. Në Amerikë, Parashqevia ndenji 6 muaj në shtëpinë time. Kishim shumë kërkesa nga njerëz me para, për të regjistruar këngë shqiptare. I them të regjistronim ca këngë, pasi na i paguanin të gjitha. “Jo-, tha,- do vete në Hollivud. Çfarë do bësh në Hollivud?-, e pyeta,- sepse atje mund të pastrosh edhe banjat e të thuash që punoj në Hollivud.. Mos guxo ta bësh! Megjithatë, vajti në Hollivud. Pas 2-3 vjetësh që e takova, i ishte pjekur fytyra sikur ishte futur në furrë.

Çfarë i kishte ndodhur?

Ishte sëmurur.

Çfarë të bënte ajo në Hollivud?

Gjeti një djalë, gjoja amerikan, që i binte kitarës, u martuan, këndonin nëpër dasma, i ra dhe një sëmundje. Zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë, por ama gjysmën e truve e kishte bosh.

Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme, ato që nuk ishin të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve?

Nuk e di këtë gjë, jua them sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqevia kishte një të dashur që ishte në Sigurim, po jo “sigurimsa”. Me atë do të martohej ajo. Po si ndryshuan punët e Sigurimit me ndërrimin e sistemeve këtu… Edhe ai i Sigurimit, njeri ishte. Nuk kishte të drejtë të dashuronte? Po ajo pse nuk flet, me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?

 

 

Next Post

Opozita: Garantojmë normalitet, por nëse tërhiqen marrëveshjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In