• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfen Lefter Maliqi: Si donte të më përdorte Basha kundër Bodes

by Java News
15/03/2019 10:14
Ministri i Financave Ridvan Bode, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Ekonomise, ku ka prezantuar projekt buxhetin e shtetit per vitin 2012.

Ministri i Financave Ridvan Bode, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Ekonomise, ku ka prezantuar projekt buxhetin e shtetit per vitin 2012.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lefter Maliqi, në emisionin “I Ftuari”, rëfeu edhe marrëdhëniet e tij me kreun demokrat Lulzim Basha. Maliqi shprehet se Basha i ka premtuar shumë, por nuk i ka mbajtur premtimet ndaj tij. Ai tregon edhe episode nga takimet me kreun demokrat, teksa i ka premtuar, sipas tij, se do të ishte i pari në listat e Beratit dhe jo Bode.

“Unë jam me origjinë “skënderbegase” dhe ne skënderbegasit i kemi një gjë: edhe kur biem, i futemi diçkaje prapë nga e para. Unë karrierën në PD e fillova nga anëtar i thjeshtë i PD, dola kryetar seksioni, u bëra kryetar grup-seksioni në Otllak dhe konkurroj për kryetar i degës së PD të Beratit, sipas parimit demokratik. Zoti Basha më hoqi emrin 5 minuta para. Më tha që është i papajtueshëm kryetari i grup-seksionit me kryetarin e degës, i thashë që nuk është e vërtetë, ma sqaruan zoti Bode, zoti Noka. Basha, pasi më tha se do të më vinte kandidat për Bashkinë e Beratit dhe nuk më vuri dhe pasi humbi në Berat, më tha “do të të vë të parin në listë në Berat”.

Unë i thashë “si mund të më vësh të parin para zotit Bode, kur ti e ke sjellë në deleguar politik në Berat”? “Bode nuk është, mos fol me njeri, ti je” më tha. Madje po e them edhe këtë, më thoshte “ti je për të drejtuar rendin në një të ardhme”, shprehet Maliqi.

Më tej, Maliqi shprehet se listat për deputet të PD ishin korruptive.

“Eduard Halimi nuk kishte lidhje me Beratin, ia mori i dyti si ia mori. Janë punë të mëdha këto. Cilat ishin format që ia mori? Po korruptive, sigurisht.

Edhe ato dy femrat, korruptive janë. Vetëm ndonjë shqiptar është i trashë dhe nuk e kupton. Vetëm nëse ndonjë media nuk e analizon.

Vetëm nëse drejtësia nuk e analizon. Këto janë korruptive. Korruptive ishte edhe lista e kandidatëve për deputetë. Ky i dyti, sipas të dhënave të mia, sponsorizoi edhe udhëtimin e Bashës në Amerikë me zotin Mediu, se janë lidhje të vjetra, dhe ka sponsorizuar edhe fushatën edhe çadrën.

Dhe Basha nuk më shikonte mua si një njeri me kontribut ekonomik, sepse unë kam kontribut votash elektorale. Ky që ka kontribut ekonomik, nuk ka vota. Ky nuk ka vota në zonën e vet”, tha Maliqi.

Për Lefter Maliqin, Partia Demokratike duhet të ndryshojë lidership nëse kërkon të vijë në pushtet.

Ai u shpreh se Basha nuk është i aftë t’i fitojë zgjedhjet.

Maliqi, më tej, ka edhe emrat që për të janë të aftë të marrin drejtimin e Partisë Demokratike, duke u shpreh që kjo parti mund të drejtohet edhe nga Argita Berisha, vajza e Sali Berishës.

“Partia Demokratike dhe Socialiste votuan së bashku këtë sistem të inkriminuar. Të gjitha partitë kanë blerë vota. Ka pasur manipulim, joshje dhe blerje votash. PS po keq qeverisë vendin, por e vërteta është se zoti Basha nuk e çon dot në fitore PD-në. Pushteti merret me mund dhe sakrifica.

Me sa kuptoj unë, Basha ndjen rrezikun e humbjes së radhës. Të humbësh një herë, dy herë, tre herë e të mos japësh dorëheqjen me vizion perëndimor, për mua është habi. Ai mund të jetë shumë i aftë, por i ka të gjitha postet e dhuruara. PD do bashkim.

Unë shpresoj që në vijim të ketë marrëveshje në interes të shqiptarëve. Ngul këmbë që marrëveshje duhet të ketë dhe do të ketë.

Edhe nesër të bëjë zgjedhje Rama i fiton. Basha humbet thellë, po ashtu edhe LSI. Ka shumë rëndësi një vizion i liderit të fortë. Basha nuk ka pjekuri, nuk ngjit në elektorat. Basha është vlerë për PD në një nivel tjetër. Këtë nuk e them unë, por edhe deputetë të tjerë.

Edhe në çadër, shumë i çonin mesazhe doktorit dhe i kërkonin të kthehej. PD duhet të ndryshojë lidershih të vijë në pushtet.Alternativat janë zoti Nishani, zonja Topalli, zoti Bode, pse jo edhe ndonjë nga familja e doktorit, për shembull Argita”.

Next Post
Ujësjellësi, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje Yzberishtit, Astirit, Kombinatit, Kodër Kamzës, Yrshekut e Kasharit

Ujësjellësi, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje Yzberishtit, Astirit, Kombinatit, Kodër Kamzës, Yrshekut e Kasharit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In