• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfehet vajza e Sabri Godos: Ku gaboi babai gjatë periudhës së demokracisë

by A R
26/11/2016 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e politikanit dhe shkrimtarit të ndjerë Sabri Godo, Ermira Godo Jorgo, rrëfen marrëdhënien e saj me babanë; shkrimtarin, publicistin dhe politikanin.

Teksa rikthehet te lexuesi me vëllimin me tregime “Koha e gështenjave”, shkrimtarja Ermira Godo Jorgo, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli” tregon raporton me të atin dhe zbulon gabimet e tij në 20 vitet e fundit.

Si ka qenë marrëdhënia juaj me prindërit?

Siç ju thashë, nëna ime vjen nga kjo familje e madhe “e deklasuar”. Në moshën trembëdhjetë vjeçe ajo humbi gjithçka brenda një dite, familjen dhe pasurinë. Megjithatë, ajo është një grua me një kulturë të gjerë, po sidomos me një shpirt të pathyeshëm, edhe pse delikate në sjellje, dhe përballoi çdo gjë me buzë në gaz e me hir. U martua me babanë tim në moshën 18 vjeçe, ndërsa ai ishte 20 vjeç. Për shkak të martesës babanë e përjashtuan nga partia, dhe kjo ishte një njollë që të ndiqte pas tërë jetën e nuk kish të larë. Filloi një kalvar i gjatë që zgjati një jetë. Por, ai nuk e zuri kurrë në gojë këtë. Ndërsa, ime më nuk u ankua kurrë për punët e rënda, që është detyruar të bëjë gjatë gjithë jetës, përkundrazi është përpjekur të shohë te njerëzit e thjeshtë më të mirën, që mund të nxirrte prej tyre. Ata e mbështetën fort njëri-tjetrin në këtë rrugëtim të vështirë, duke na e bërë jetën të denjë, mua, sime motre dhe gjithë njerëzve, që kishin nën kujdes.

Çfarë ndryshoi në jetën e babait në vitet e demokracisë?

Ai filloi ta ndjente ndryshimin në trup që në muajt e verës të atij vitit. E kujtoj tek ecte nëpër shtëpi dhe thoshte si me vete: “Kur të vijnë studentët!”. Ai kishte besim të patundur se rinia do të shpërthente dyert. Dhe ashtu ndodhi. Por, gjërat nuk shkuan aq lehtë sa u pandeh në fillim. Ai kishte durim prej stoiku dhe i priste gjërat në kohën e vet. Thoshte gjithnjë atë që duhej, edhe pse shpesh rrezikonte, të keqkuptohej nga njerëzit, që nuk kishin durimin t’i shihnin gjërat në kohë dhe e donin ndryshimin në vrap e sipër. Ai kishte nuhatjen e forte të politikanit, dhe kishte lexuar mjaft. T’u thoshe njerëzve në ato ditë euforie, që do të hyjmë në Evropë pas tridhjetëvjetëve, ishte diçka e rëndë. Po ai nuk gënjente kurrë. Dhe kjo u kuptua më pas.

Vendimi i tij, për t’u përfshirë në politikë, si erdhi?

Ai hyri në politikë me një mendim shumë të qartë: duhej të bënte diçka për këtë vend, bashkë me të tjerët. Pastaj të merreshe me politikë, ishte një traditë e familjes. Të kalosh nga një diktaturë 50-vjeçare, në një demokraci pa kufij, në një lloj shthurje lirie, mbartte rreziqet e veta. Ai krijoi Partinë Republikane me një program të qartë e të drejtë të mbështetur mbi disa piketa themeli mbi të cilat mund të zgjidheshin shumë probleme, siç ishte veçanërisht e drejta e pronës, që edhe sot ka mbetur ende pezull. Aq fort punoi gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit të jetës, duke vënë çdo ditë diçka nga vetja me një energji të habitshme, sa letërsia mbeti mënjanë.

Gabimi i tij ishte se nuk mbajti shënime për gjithçka bëri ato vite. Dhe gabimi ynë, sidomos imi ishte se nuk arkivova asgjë nga shkrimet e tij, si publicist e gazetar, gjatë njëzet vjetëve, sepse nuk e mendoja largimin e tij nga jeta.

Tani më duhet një punë kolosale të mbledh qindra për të mos thënë mijëra artikuj, që kanë në thelb tërë përpjekjet e tij në vitet e nxehta të demokracisë. Po me siguri do ta nxjerr në krye./a.m.

Next Post
Fidel Castro ishte krejtësisht kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Fidel Castro ishte krejtësisht kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In