• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet tifozja kuqezi: Jam e lidhur me lojtarin e Serisë A

by A R
18/06/2016 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quhet Irid Oxa, modele, fizioterapiste dhe e fiksuar pas violinës. Shoqja e ngushtë e Rike Roçit. Në “Velodrome”, fotot e të dyjave, bënë xhiron e Europës: “S’e prisnim këtë famë, por s’ishte asgjë e planifikuar. U nisëm me bluza drejt stadiumit. Gjendja civile? Le të themi, e lidhur me një futbollist të Serie A, por emri sekret…”

Kush është Irid Oxa?! Një shqiptare e rritur në Itali, e cila nuk ka asnjë lidhje farefisnore me Ana Oxa, të paktën ashtu si edhe vetë ajo ka konfirmuar për gazetën “Sport Ekspres”… Një mbrëmje jo si të tjerat për Iridin, që bashkë me Riken, kanë “shënuar” golat më spektakolarë në këtë Europian, ato të tribunës, apo më saktë, të kompeticionit rozë. Dhe nëse deri dje, ne shqiptarët admironim bukuroshet e huaja në stadiume, prej sot duhet të kemi më shumë konsideratë edhe për bashkëatdhetarët tanë. Banaliteti, kuptohet, s’ka të bëjë me bukurinë femërore, edhe pse shpesh paragjykimi është njolla që mbartim prej vitesh dhe ndoshta një e keqe që nuk na lë t’I shohim gjërat me sy më “të ëmbël”… 

Jeni bërë, bashkë me Riken, dy personazhet e momentit. Në çdo faqe, portal, uebsajt apo kopertina gazetash e revistash, foto me duart në formë shqiponje dhe sidomos format seksi të theksuara kanë qenë në pamje të parë… U duk sikur nuk po luhej ndeshje?

Nuk e prisnim që fotot tona të bënin xhiron e Europës. Personalisht, më është dashur ta karikoj telefonin tmerrësisht dhe në disa momente shkoi në “tilt”. Mesazhe, ndjekës në instagram, like në facebook, por sidomos mijëra komente. Ishte e pamundur t’I lexoje të gjitha.Edhe pse, s’më pëlqeu diçka

Çfarë?

Komentet dhe mesazhet fyese. Jemi njerëz më familjarë, kemi jetën tonë, kemi karrierën tonë. Si mundet të fyesh dikë? Nuk e prisja këtë nga shqiptarët, nga atdhetarët e mi. Kam bërë me parë edhe set fotografik në revista të njohura në Itali dhe shumë italianë më kanë mbështetur dhe nuk më kanë thënë asnjë fjalë, ndërsa pas fotove të stadiumit, është bërë nami

E megjithatë, je bërë e famshme Irid, në të mirë apo të keq?

Në fakt, nuk më intereson në të mirë apo të keq, fundja historia e fotove është kjo. Bashkë me Riken kishim veshur fanellat e kombëtares që në drekë, kur dolëm edhe nga hoteli, por në Marsejë bënte shumë vapë dhe, sidomos në stadium, pasi ishin shumë njerëz dhe ishin futur me kohë.Në atë moment vendosëm që të hiqnim fanellat dhe poshtë ishim me kanatiere. Ja kjo është historia. Aty u shkrepën edhe fotot nga fotografët që ndodheshin, duke qenë se ishin të shumtë në numër. E përsëris, asgjë nuk ishte e planifikuar, si disa kanë supozuar

Me Riken jeni të afërm apo shoqe?

 Jo, shoqe, por të ngushta.

Irid, përtej fotove , na fol pak për veten.

Punoj në një agjenci mode dhe bëj reklamime shpesh në revista të njohura në Itali. Kam studjuar 14 vjet për violinë dhe gjithashtu jam fizioterapiste, ku bëj kurste private

Praktikisht, nuk qenke vetëm seksi…

(qesh) Faleminderit, por jo. Ju thashë, njerëzit gjykojnë pa të njohur

Kushedi sa mesazhe keni marrë nga futbollistët e kombëtares?

Jo, asnjë, sinqerisht.Pastaj, s’dua të merrem me asnjë, sepse shumica janë të martuar dhe i respektoj këto gjëra

E fejuar,apo dashuruar?

Le të themi, kam një të dashur, por edhe ai futbollist. Luan në Serinë A, por jo me kombëtaren e Italisë. Aktualisht është duke zhvilluar Europianin me kombëtaren e tij?

Emri?

Sekret, s’është ende momenti ta zbuloj

Irid, e mërzitur që të paktën nuk shënuam një gol?

Sigurisht, luajtëm shumë mirë. Të jem e sinqertë, s’jam e fiksuar pas futbollit, por kombëtarja është kombëtare, ndaj dhe me Riken e kishim planifikuar këtë ndeshje. Ishte një udhëtim i bukur, më vjen keq që u mundëm,por besoj se mund të fitojmë ndaj Rumanisë.

Next Post

Vrau çiftin britanik, zbulohet letra që shqiptari la në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In