• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet tekniku Reja: Si më bindi Edi Rama për të marrë drejtimin e Kombëtares

by Java News
31/05/2019 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Reja u emërua pak kohë më parë në stolin e Kombëtares shqiptare, duke zëvendësuar Kristian Panuçin e shkarkuar.

Së fundmi në një prononcim për “Corriere dello Sport”, tekniku 74-vjeçar ka ndarë mendimin e tij në lidhje me disa nga çështjet kryesore në futbollin italian, si dhe ka rrëfyer aventurën e tij me Shqipërinë. Reja tregon prapaskenat e firmës me kuqezinjtë si dhe nuk nguron të shprehet optimist për sa i përket ecurisë.

A do të shkojë Sarri te Juventusi? Mendoj se po! Sarri është një teknik i veçantë. Do doja ta shihja më mirë me një ekip të ri dhe cilësor. Futbollistët e rinj do ta ndiqnin plotësisht ndërsa është më e vështirë me më të vjetrit. Sarri është shumë kërkues dhe i përpiktë në pikëmapjen taktike, por mbetet një trajner i madh.

Aventura te Shqipëria – “Kam deklaruar se nuk do të drejtoj me klube, por nëse me jepet një shans me ekip kombëtar, e marr në konsideratë. Kështu ndodhi. Nuk është ai stresi i përditshëm, por në kombëtare ka një përgjegjësi të madhe. Këtu në Shqipëri ka një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin.

edi reja

Një vend që ngjason me Napolin. Njerëzin e duan ekipin kombëtar dhe lojtarët. Kjo afërsi më jep energji. Ishte ajo që kisha nevojë. Mendoj se gjithçka po shkon mirë. Vështirësia kryesore e trajnerit, përveç njohjes së karakteristikave të lojtarëve është krijimi identitetit unik.

Si  ju bindi Shqipëria? Presidenti Duka më telefonoi dhe më pyeti për plane duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Biseduam për këtë, dhe pashë ndeshjen me Turqinë. Unë shkova rastësisht, më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistët që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama. E takova atë në hotelin tim pranë “Ponte Milvio”-s, ai erdhi për të parë Lacion, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur që të më bindte.

Reja

Ndihem i fortë nga pikëpamja fizike. Kam nënshkruar deri në nëntor. Ka 6 ndeshje zyrtare, më kanë ofruar kontratën edhe për 2 vite. Thashë të presin dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Nëse gjithçka shkon mirë do të vazhdojmë edhe për 2 vjet./panoramasport

g.kosovari

Next Post
Emigracioni i paligjshëm/ Trump kërcënon sërish Meksikën me sanksione

Emigracioni i paligjshëm/ Trump kërcënon sërish Meksikën me sanksione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In