Sadije Berisha, ishte PR dhe organizatorja kryesore e dasmës së Princ Leka II dhe artistes Elia Zaharia. Ajo u kujdes për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër që kërkonte kjo ceremoni jo si gjithë të tjerat. Në një intervistë për “Panorama” ajo rrëfen paskuintat e kurorëzimit që rrëmbeu vëmendjen e mediave botërore për praninë e gjakut blu nga e gjithë bota. Veç të tjerash, ajo rrrëfen momentin emocionues të takimit me çiftin ish-kryeministror, Sali dhe Liri Berisha dhe tregon arsyen pse nuk pati një ftesë për Shkëlzenin.
“Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin”- thotë ajo për “Panorama”. Saidja tregon më tej se “Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen”. ma.me