• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet Sadije Agolli: Dorëshkrimet, amaneti i fundit i Dritëroit

by Java News
04/02/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meraku i fundit i Dritëroit ishte fati i dorëshkrimeve, të cilat ai nuk arriti dot t’i botonte. Bashkëshorten e Dritëroit, Sadije Agollin, e gjejmë në ballkonin e spitalit, duke u ngushëlluar si pa kuptuar me cigaren e saj, ndërsa vështrimin e kishte ngulur thellë në errësirë. “Çfarë do bëhet me dorëshkrimet dhe gjithë ato dosje që kemi në shtëpi, Sadije?’, ky ishte shqetësimi i ditëve të fundit të Dritëroit”. Sadija me qetësinë që e shoqëron vazhdimisht, i ishte përgjigjur se të gjitha do të sistemohen, vetëm t’i bëhu mirë.

Bashkëshortja e tij prej 53 vjetësh tregon se gjendja e Dritëroit u përkeqësua të mërkurën e kaluar, 10 ditë më parë, në 3:30 të mëngjesit, duke e sjellë me urgjencë në Sanatorium për ndjekje më të specializuar, dhe pse mjeku që e ndjek prej kohësh është nëndrejtori i këtij spitali, Arian Mezini. Dritëroi që prej dy vitesh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, veçanërisht në rrugët e frymëmarrjes, por pa i rënë asnjëherë dëshira për të qenë i angazhuar në publik dhe për të pritur njerëz në shtëpi.Edhe më parë familjarët kishin kërkuar që ai të shtrohej në spital, por ai nuk kishte pranuar. Madje, biseda për t’u shtruar në spital e bënte atë shumë nervoz. Sadija tregon se shtrimi në spital nuk i jepte aspak gjendje të mirë shpirtërore.“Më thoshte se mjeku më duket si polic, edhe pse mjekët ishin shumë të përkushtuar me të. Dua të jem në shtëpi me ty”, shprehet Sadija për ditët e shtrimit të tij në spital. Në korridor Artani, djali, është i përlotur, ndërsa vajza, Elona, ndodhet me mjekët dhe personelin e spitalit në sallën e reanimacionit. Telefoni i Sadijes nuk pushon.“Më kanë marrë nga Kosova, nga Italia dhe nga Franca dhe më ngushëllojnë, duan të ndajnë hidhërimin me mua”, shprehet Sadija. Edhe pse kishte ditë që gjendja shëndetësore e shkrimtarit të madh ishte përkeqësuar, Sadija shprehet se iku papritur.“Dy ditë më parë e shkëputën nga pajisjet e frymëmarrjes dhe nisi të merrte frymë vetë, duke e ndihmuar me oksigjen. Pashë se u bë më mirë dhe kjo na bëri pak optimistë. Na iku si papritur! Parametrat e organeve të tij u përkeqësuan menjëherë dhe nuk po e përballonin dot më rëndimin që sëmundja kishte shkaktuar”, tha për “Panoramën” Sadija.

 E pyesim nëse Ana, mbesa që studion në Paris, ka mundur të vijë këto ditë, Sadija më thotë se ajo është nisur. “Kërkuam një ilaç që do t’i parandalonte hemorragjinë cerebrale dhe nuk e gjetëm, e porositëm në Francë dhe e gjeti Ana dhe, me qejfin e madh se gjeti ilaçin për gjyshin, i cili e kishte pikë të dobët, po fluturonte të vinte. Por nuk e arriti dot”, shprehet Sadija në momentet më të vështira të jetës së saj.

 

ma.me

 

 

 

 

Next Post
Celta – Real Madrid, 500 ndeshje për Ramosin

Celta – Real Madrid, 500 ndeshje për Ramosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In