• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet nëna e Viola Spiros: Ato që nuk i dini për vajzën time (FOTO)

by A R
02/03/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E rritur me pasionin për letërsinë dhe artin, Brunilda Spiro, mami i dy motrave të njohura të ekranit, Viola dhe Spiro, nuk është e panjohur për publikun.

 Nëse viziton profilin social të Violës, motra e saj e dytë është gjithandej. Qysh fëmijë, Brunilda ka ëndërruar që dy vajzat e saj të bëheshin pjesë e televizionit. Ndoshta këtë dëshirë e ka pasur edhe më shumë se vetë ato.

Kështu tregon mam i Violës, e cila për herë të parë ka qenë e ftuar në një studio televizive me të bijën. Nënë e bijë kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre në “Rudina”, jo vetëm si prind – fëmijë, por sidomos për marrëdhënien e tyre si shoqe.

Pothuaj të pandara nga njëra-tjetra gjatë gjithë ditëve të javës, Viola dhe Petrula Spiro kanë gjithmonë pas vetes shoqen e tyre të ngushtë – Brunildën. Siҫ tregon edhe vetë moderatorja, nuk e ka ndier nevojën për të dalë me shoqet aq shumë sa bashkëmoshataret e saj, sepse ajo është gjithmonë pranë mamit: “Kalojmë shumë kohë me njëra-tjetrën, përveҫ rasteve kur unë jam në punë apo e shkëputur për jetën time personale, por e kam shumë të koordinuar këtë kohë. Paraditet dhe kafet i kalojmë gjithmonë bashkë..” – rrëfen Viola për të ëmën.

Edhe një marrëdhënie e tillë mjaft e ngushtë ka një pjesë në të cilën Brinildës i duhet të bëjë mamin. Në fakt, siҫ tregon ajo, është gjithmonë vigjilente, edhe pse shfaqet si shoqja e ngushtë. Pyetjes së Rudinës deri ku shkon marrëdhënia mes shoqeve dhe nënë e bijë, Brunilda i përgjigjet: “Unë, për këtë pjesë jam e kamufluar. Si ҫdo prind, edhe unë them që vajzat i kam shumë të mira, por e kam gjithmonë vigjilencën…” – tregon ajo për marrëdhënien me të bijat.

Megjithatë, ka diҫka që e bija nuk ia thotë asnjëherë së ëmës. Ndodh në rastet kur ka diҫka të parëndësishme, diҫka që e bezdis apo diҫka që… “Në përgjithësi, unë jam shumë e hapur me mamin. Edhe në momentet e vogla dhe të parëndësishme. Kështu kam qenë qysh në fëmijëri. Madje edhe në ato rastet kur kishin filluar ato pëlqimet e vogla, edhe kur mami nuk më linte të dilja natën… Gjërat që nuk ia tregoj janë gjëra që më bezdisin ose gjëra që e bëjnë shumë merak. Gjërat që nuk ia them asnjëherë janë rastet kur nuk dua ta shqetësoj apo ta vë në merak, edhe pse kjo është e vështorë, sepse ndien gjithҫka që më ndodh. Edhe sot e kësaj dite, mami më thotë “të kam ende këtu në bark”, edhe pse jam e rritur. E ndien gjithҫka që më ndodh, ndien edhe shqetësimin më të vogël”, – tregon moderatorja.

Aq sa është një marrëdhënie komplekse, aq është edhe e bukur. Nënë e bijë, por më shumë dy shoqe që, më shumë se gjithҫka tjetër, te njëra – tjetra vlerësojnë komunikimin e hapur./revistaclass

Next Post
Panik në Tiranë, autobusi i Paskuqanit digjet në mes të rrugës (VIDEO)

Panik në Tiranë, autobusi i Paskuqanit digjet në mes të rrugës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In