• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet mjeku i infektuar me COVID-19: Kisha 4 muaj që në shtëpi kthehesha si ‘armik’, isha në ‘ferrin’ ku jeta dhe vdekja…

by Ardit Rada
07/07/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku Shefki Meta i cili prej 28 qershorit ka rezultuar pozitivi me koronavirus ka rrëfyer kohën kur ishte në krye të detyrës por edhe pasi u infektua.

“Unë do ta mposht COVID-in”, shkruan mjeku teksa më pas tregon vuajtjet që i shkaktoi sëmundja, nga marrja e frymës deri tek gjenda e të fiktit. Ai thotë se në atë spital jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit.

Meta thekson se ishte përpjekur të ruhej vazhdimisht gjatë ushtrimit të profesionit, por më kot, më datë 28 qershor ai telefonoi doktorin, Ramazan Balla, të cilin e njoftoi se kishte probleme  me frymëmarrjen dhe se kishte nevojë të shtrohej në spital.

Tashmë që vetë kaloi virusin, ai apelon të gjithë qytetarët se e vetmja armë është vetmbrojtja dhe vetëm vetmbrojtja.

Statusi i plotë:

UNË DO TA “MPOSHT” COVID-in!

Kisha rreth katër muaj që në shtëpi kthehesha dhe shikohesha si “armik”, pasi çdo ditë përballesha me të panjohurën. Nuk kam bërë asnjë ditë pushim por ju kam shërbyer njerëzve pa asnjë lloj kufizimi, gjithmonë duke patur parasysh masat e duhura mbrojtëse. Çdo ditë jam kthyer në familje dhe jam sjellë si të isha një njeri i infektuar me Covid-19 dhe i “gatshëm” në çdo çast tja transmetoja dhe familjes time. Ky ankth më shoqëroi mua dhe familjen vazhdimisht deri sa një ditë u ktheva në shtëpi shumë i lodhur dhe me temperaturë. Nuk doja ta besoja se tek une kishte ndodhur ajo që nuk doja të ndodhte kurrë. Më kot u mundova të fshihem pas vetes, duke qenë mjek kuptoja dhe kuptova çdo gjë. Tamponi pozitiv për Covid-19 ishte sa për ti vënë kapakun. Gjendja ime erdhi duke u renduar, virusi i pabesë nuk kishte të ndalur. Ai po më zinte frymën dhe po më çorodiste mendjen. Nuk kishte rrugë tjetër, në atë prag mëngjesi të ditës së diele datë 28 Qershor 2020 veçse të telefonoja së pari shokun dhe mikun tim të ngushtë Dr.Ramazan Balla, i cili atë natë ishte në shërbimin e urgjencës. Ai më këshilloi që të marr 127, dhe ashtu bëra. Dr. Shefkiu jam, u prezantova. Kam nevojë të shtrohem në spital pasi nuk mundem më. Fryma po më merrej dhe kisha gjendje të fikëti. Zëri pas telefonit mu përgjigj se për pesë minuta jemi aty…dhe ashtu ndodhi. Për herë të parë në jetën time u shtrova në një spital dhe pikërisht në spitalin infektiv. Në atë spital ku përpara dyzet e ca vitesh kisha qenë si student. Përballja e parë në spital ishte një kujdes i menjëhershëm nga stafi që punonte aty.

Unë isha mjeku që kërkoja ndihmë dhe jetë, ndërsa rreth e rrotull shumë të tjerë lëngonin dhe luftonin me jetën. Isha futur në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit. Në ato çaste në kokë mu rrotullua jeta ime që herë më vinte si mirazh dhe herë si keqardhje që mund të largohesha nga kjo botë, pa pritur e pa kujtuar. Një situatë e paimagjinueshme. Në ato momente të qëndrimit aty, nuk ja mësova dot emrin një infermieri të jashtëzakonshëm që nuk e kishte babain, i cili luftonte me një të sëmurë, duke e kthyer herë pas here në jetë. Më shtruan në katin e dytë të dhoma 10/2 bashkë me krutanin Shpend i cili ka qenë për mua një njeri me zemër të madhe. Ai merrte frymë me oksigjen por më motivoi për të gjitha ditët e qëndrimit në spital. I kemi dhënë kurajo pa fund njëri-tjetrit. Vetëm kur je aty brenda në spital kupton se çfarë ndodh, një gjë e jashtëzakonshme, një situatë e paprecedentë.

Dhoma të mbushura plot me pacientë, të shkujdesur, të zhveshur nga vapa, që rënkojnë dhe kërkojnë ndihmë. Nëpër koridore vraponin pa pushim, ato, heroinat dhe heronjtë e vërtetë, personeli shëndetësor, infermieret dhe infermierër, që kurrë ditë e natë nuk u lodhën megjithëse të mbuluar me atë veshje shumë të rëndë e cila të zë frymën. Në sytë e tyre kam lexuar vetëm shpresë. Ata ishin të jashtëzakonshëm, mbinjerëz. Jam infermieri i Profesor Arben Gjatës më tha njëri, tjetra më tha se vinte nga një repart tjetër kirurgjikal, e kështu me rradhë. Zërat e tyre si cicërimat e zogjve harmonizoheshin gjatë gjithë natës duke ju shërbyer të gjithë pacientëve pa përjashtim. Pa diskutim që mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT janë të gjithë Heronj por, në veçanti profesoreshë Najada Çomo është “Nënëtereza” e këtyre ditëve, nga më të vështirat që po përballet ai spital. Dora e saj e ngohtë, prekte dy herë në ditë pacientët. Ritheksoj dhe një herë se heronjtë e vërtetë të kësaj lufte të paprecedentë, me këtë virus të tmerrshëm janë ata djem dhe vajza që kanë vënë shpirtin e tyre aty ku jeta lufton me veten e saj. Njëra nga ato ishte me kollë, por e përfundoi turnin pa u ankuar asnjëherë. Mirënjohje e madhe për sanitaret, heroina të vërteta. Kam parë nën veshjen e trashë se si u kullonte djersa dhe përmbushnin pa asnjë ankesë detyrën e tyre.

“Jetova” ato ditë në spital, ato ditë ferri, të papërshkrueshme në jetën time, si të ishin shekuj. E ndërsa gjendja ime pothuajse vazhdonte të ishte e rënduar, një dorë magjike, dora e Profesoreshë Najadës më përshkoi ballin, më preku nga duart dhe më tha: “Dr. Shefkiu, ti sot do të bësh tamponin dhe do të dalësh nga spitali, mjekimet do ti bësh në shtëpi”. Për momentin nuk po e besoja si mund të dilja pasi ndihesha akoma keq. Vendimi i saj duhej respektuar, si kolege, si shoqe, si profesioniste. Atë darkë u gjenda në shtëpi ku vazhdoj akoma edhe sot që ndihem më mirë. Po luftoj akoma. Them se ja dola. Por do të kisha një apel për të gjithë ju, si mjek, si njeri që provova mbi kurrizin tim se çdo të thotë të sëmuresh nga Covid-19. Unë “armiku” i përditshëm familjes time, nuk munda të ndaloj infektimin me gjithë masat që jam munduar të zbatoj. Si një person që u bëra dëshmitar i këtij virusi të tmerrshëm apeloj për të gjithë njerëzit kudo qofshin: Nuk ka shtet që tju mbrojë nga Covid-19. Duhet të ruheni vetë. Ruajeni veten, familjen, të afërmit dhe gjithë të tjerët. Vetëm një front i përbashkët pa “të çara” mund të bëjë diçka. Sistemi Shëndetësor në këtë lloj infeksioni është dhe bëhet shumë i brishtë, aq sa mund të bëhet gjithnjë e më i pafuqishëm që të përballojë gjithë fluksin e të sëmurëve që mund të paraqiten. Sistemi shëndetësor ka limitet e tij. Të rëndësishme janë burimet njerëzore, pasuria më e madhe, sidomos në këto momente. Edhe ato duhen ruajtur me qëllim që gjërat të funksionojnë sa më normalisht. Në përfundim, e vetmja armë për tu përballur me këtë virus të tmerrshëm është vetëmbrojtja dhe vetëm vetëmbrojtja. Mirënjohje dhe vetëm shpresë për të gjithë.
Shefki Meta

 

/e.rr

Next Post
OKB ngre alarmin: Koronavirusi rrezikon betejën kundër HIV-it

OKB ngre alarmin: Koronavirusi rrezikon betejën kundër HIV-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

January 2, 2026
Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

January 2, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

January 2, 2026
E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

January 2, 2026
“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

January 2, 2026
Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com