Aylan Kurdi është djaloshi që gjeti të vdekur dy fëmijët sirianë në bregdetin turk. Ai ka folur për të parën herë pas ngjarjes tragjike për Daily Mail.
“Ata dukeshin ende të gjallë, sikur po flinin me një buzëqeshje në fytyrë”- ishin fjalët që tha djaloshi kur kishte parë dy trupat e pajetë
“Vrapova tek ata por isha shumë i frikësuar .Ata dukeshin ende të gjallë me një buzëqeshje të lehët në fytyrë. Sytë i kishin ende të hapura dhe unë ia mbylla ngadalë”, vazhdoi djaloshi rrëfimin.
Duke rrëfyer tragjedinë për Daily Mail, ai tha se tashmë e ka të pamundur të haje, të flejë pasi gjithmonë do të mendojë për këta dy fëmijë.










