• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfehet gruaja e Klement Balilit: Im shoq po përdoret politikisht

by A R
29/01/2017 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alma Balili, bashkëshortja e personit në kërkim, Klement Balili, ka hedhur akuza dje ndaj Policisë dhe politikanëve.

Këta të fundit, sipas saj, po e përdorin politikisht emrin e të shoqit, për interesa të tyre. Ajo shprehet se janë terrorizuar nga kontrolli i dhjetëra forcave të Policisë ende pa u zbardhur dita, në banesën e tyre në fshatin Stjar. Pasi nuk e kanë gjetur të kërkuarin Klement Balili në disa banesa të kontrolluara.

Policia shoqëroi djalin e tij, dy vëllezërit, nipërit, e deri punonjës të subjekteve të tij.“Do të shes gjithçka që të gjej të drejtën në gjykatat ndërkombëtare”, shprehet Alma Balili. Ajo rrëfeu dje për “Panoramën” si mësynë rreth 100 forca policie në banesë dhe si ia morën të birin nga krevati. Zonja Balili mohon të ketë dijeni se ku ndodhet i shoqi.

Znj. Alma, çfarë ka ndodhur sot në banesën tuaj? 

Në orën 04:30 të mëngjesit, kur të gjithë në shtëpi ishin në gjumë, erdhën forcat e Policisë. Kishin rrethuar shtëpinë tonë, shtëpitë e kunetërve të mi, të vëllezërve të Kelit. U futën në oborr fillimisht nga dera, por edhe nga muri, pastaj hynë në shtëpi brenda. Kontrolluan në gjithë shtëpinë, në çdo cep të saj, pastaj morën djalin e hipën në makinën e tij dhe nuk e lanë ta ngiste ai makinën. Më thanë e marrim thjesht për një deklaratë dhe jemi këtu jashtë. Ikën, morën edhe djalin dhe, sipas të dhënave, e kanë çuar në Gjirokastër. Te familjet e tjera të vëllezërve të Kelit kanë marrë djemtë nga krevati, që ishin fëmijë të vegjël.

Sa vjeç është djali juaj? 

Jetoni, djali im, është 19 vjeç. I kanë marrë zvarrë. I morën të gjithë me vete. I nxorën në rrugën kryesore dhe në sy të nënave i tërhoqën zvarrë. Kjo për mua është e padurueshme, është e papranueshme. Nuk e di se çfarë shteti jemi. Çfarë bëhet kështu në këtë vend. Shteti, qeveria, të merret me personin në fjalë, ta marrë, ta gjykojë të çojë në hetuesi dosjen e tij dhe të merret me të personalisht. Nuk kanë punë me fëmijët. Këto janë veprime që nuk bëhen askund, vetëm në shtetin tonë.

Ju e hapët derën në mëngjes, apo pati ndërhyrje me forcë?

Po, unë e hapa, edhe pse disa prej tyre u futën në oborr duke u hedhur nga kangjellat, si zakonisht. Se kjo që ndodhi sot, nuk është hera e parë, ne u mësuam tani me këto veprime, kanë ardhur 9 herë deri më tani. Unë sa i pashë, u thashë urdhëroni brenda me mirësjellje, ndërsa ata kërkonin të nxirrnin djalin tim me dhunë jashtë. Ai ishte në gjumë. E gjetën, e morën dhe ikën. Kjo është gjendja sot (dje) te ne. Klement Balili është një njeri i pastër. Dosjen e tij e ka prokuroria, le të merret ajo me këtë punë e të mos merren politikanët. Ata tani të gjithë po e përdorin për arsyet e tyre personale. Do ta kërkojmë të drejtën deri në gjykatat ndërkombëtare. Do t’i shes të gjitha për të gjetur të drejtën.

Pas kësaj sot, çfarë mendoni të bëni? 

Do të ngremë kërkesëpadi për Policinë. Djali im nuk e di se ku është akoma, edhe djemtë e këtyre nënave, që janë këtu. Me çfarë të drejte i marrin e i çojnë edhe në Gjirokastër, nuk janë fare këtu. Sepse ndodheshin në rrethinat përreth, dëgjova të jenë shprehur policët. Nuk është e vërtetë. Djemtë nuk ndodheshin në rrethinat përreth, ndodheshin në shtëpitë e tyre. Çudi çfarë ndodh, ishte më afër Komisariati i Gjirokastrës, se ai i Delvinës dhe Sarandës që i çuan djemtë atje?

Sa mund të ishte numri i policëve që erdhën këtu? 

Po nja 50… a ndoshta edhe 100 mund të ishin. Derisa ishte rrethuar tërë vendi, e sigurt që ishin aq. Klement Balili po përdoret shumë keq nga forcat politike. Kjo gjë tani ka dalë hapur, sheshit. Ne nuk jemi budallenj. I gjithë populli i Delvinës e Sarandës e njeh se kush është Klement Balili dhe le t’ia lemë drejtësisë në dorë, të mos merret politika. Kanë ngritur për të akuza nga më të tmerrshmet. Kë vrau, kë preu, kë grabiti. Kush e kapi në flagrancë, ku janë dëshmitarët? Gjithçka është shpifje nga politikanët dhe të gjithë duan të përfitojnë në kurriz të Klement Balilit. Kjo gjë nuk do t’u dalë.

Ku ndodhet bashkëshorti juaj?

Vëllai i tij është shprehur se nuk ndodhet në Shqipëri… Nuk di gjë. Jo, sinqerisht që nuk di gjë…

Sa kohë keni që nuk jeni takuar me Klementin? Është folur se ju jeni marrë vesh me të me letra, me korrierë? 

Nuk e di sa kam. Çudi se si mund të thuhen këto. Në këtë situatë që është krijuar, kush mund ta bëjë korrierin? Askush! Panorama

Next Post
BDI i bën barrikadë Gruevskit, ka kusht gjuhën shqipe

BDI i bën barrikadë Gruevskit, ka kusht gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In