Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara ka treguar arsyet pse nuk është martuar përsëri. Në një intervistë për Kosovaren, Eli Fara ka thënë nuk deshi të rrezikojë të ndahej përsëri të cilën e quan gjë të rrezikshme.
“Mund edhe të martohesha dhe të më binte prapë diçka shumë zhgënjyese si në martesën e parë dhe pastaj t’i bija kokës me grushte e t’i thosha vetes: Oh zot! Pse e bëra prapë. Kur jam vetëm më duket sikur ndjehem më rehat dhe e administroj mirë të gjitha ato prioritetet e mia. Kështu të paktën nuk ia vë fajin askujt, dhe domosdo më mbetet mua. Jam më e kënaqur kështu” ka thënë Eli Fara.