• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet aktorja e “Bidai”: Më përpara isha prostitutë

by Aalison Pearse Stevens
20/04/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indiania më e re që luan Sakshin në serialin “Bidaai” është personazhi më i urryer, e cila hyri në lojë pas vdekjes së Sadnës dhe Ranvirit. 26 vjeçarja, Sulagna Panigrahi e njohur si aktore në film dhe televizion tregon se është shumë e dashuruar me ushqimin, edhe pse pesha e saj trupore është vetëm 54 kg.

Artistja me lëkurë të bardhë, me flokë e sy të zinj komentohet në Bollywood si vajza që duket e bukur edhe pa grim. Po ju sjellim disa fakte interesante rreth vajzës, që përfundoi studimet në Shkollën Publike të Ushtrisë në NeëwDelhi, e nxitur nga i ati ushtarak. Ajo luajti rolet kryesore në serialin televiziv “Amber Dhara” si Dhara dhe “Do Saheliyaan”. Më vonë fitoi rolin e madh si Sakshi Rajvansh në “Bidaai”, ku me djallëzitë femërore ndryshoi krejtësisht rrjedhën e ngjarjeve të serialit. Për ta njohur më shumë këtë “vajzë të keqe” lexoni rrëfimin e saj.

Je kthyer në femrën më të urryer të serialit “Bidaai”. Si ja dole apo je tip i tillë edhe në jetë?

Hmmm. Në fakt para “Bidaai” unë njihesha ajo engjëllorja. Por nuk mund të isha sërish fytyra e pafajshme e roleve të mëparshme duke ju mashtruar se mund të jem në filma vetëm vajza e ëmbël. Regjisorët më kanë vlerësuar për talentin absolut dhe fytyrën ekspresive, gjë që më ndihmon të realizoj bindshëm edhe një rol negativ si Sakshi. Por dua të theksoj se më pare kam pranuar role dhe më keq se ky, siç ishte ai në filmin “Murder2”. Aty mora përsipër të bëja prostitutën, si një studente që pranonte këtë punë për të plotësuar nevojat e saj ekonomike. Ishte rol i vështirë, pasi në fund të filmit rashë viktimë e një psikopati. Edhe pse rol i vogël, kjo ishte mundësi e madhe për mua pasi vërtet guxova në kinema, por edhe u vlerësova shumë.

Cilat janë tiparët që të bëjnë të spikasësh si aktore?
Portreti im i ëmbël dhe sjellja e thjeshtë më kanë ndihmuar që të bëhem e njohur me shumë role interesante si ai në “Amber Dhara”, “Do Saheliyaan” apo dhe “Bidaai”.

Në jetën jashtë kinemasë dhe televizionit je zonjë shtëpie që kalon shumë kohë në kuzhinë?

Unë në fakt dua të gatuaj. Kur isha fëmijë askush s’më lejonte të qëndroja në kuzhinë, me frikën se rezultati do të ishte thjesht një rrëmujë e madhe dhe asgjë më shumë. Por kur fillova të jetoj vetëm, kuzhina u kthye në laborator për eksperimentet e mia. Dashuroj çdo gjë që lidhet me kuzhinën, që nga larja e perimeve gjithë ngjyra, prerja e tyre dhe gatimi. E vetmja gjë që refuzoj të bëj është prerja e qepëve. Të them të drejtën gatimi është si pikturë për mua, ku më duhet vë në punë fantazinë për t’i kombinuar të gjitha ngjyrat e perimeve bashkë. Kurrë nuk ndjek një recetë të gatshme për ta zbatuar, pasi u besoj instikteve të mia.

Të pëqlen ta shijosh gatimin vetëm?

Jo. Qejfi im më i madh është të ftoj miqtë në shtëpi dhe të gatuaj pjatat e tyre të preferuara.
Ke shumë kohë të lirë për ta bërë këtë, dhe si i kalon orët pa njerëz?

Ndodh rrallë. Ndërsa kur jam vetëm vdes të lexoj libra, ose të ndjek filma. Më pëlqen të lexoj libra “fiction”, por jam duke blerë edhe libra historikë, pasi dua që të lexoj dhe histori të vërteta. Ndërsa për filma më pëlqen shumë të kaloj kohë para televizorit duke ndjekur filma të huaj, veçanërisht evropianë.

Preferon më shumë bisedat me miqtë në shtëpi, apo festat e çmendura?

Zgjedh përfundimisht shtëpinë. Kam frekuentuar festa të çmendura gjatë periudhës së shkollës, aq sa tani ndihem krejtësisht e ngopur. Bisedat bëhen shumë të lodhshme mes muzikës ulëritëse. Kështu që preferoj bisedat me miqtë në shtëpi, duke u argëtuar me lojra.

Po stresin e largon duke qëndruar shtrirë në krevat, apo duke udhëtuar në një vend të largët?

Është bukur të nisesh me makinën tënde për të kërkuar bukuritë e natyrës dhe t’i shijosh, por zakonisht zgjedh alternativën e thjeshtë, krevatin (qesh).

Hobet e tua jashtë kinemasë mund të na I regosh?

Dashuroj të notoj, të vallëzoj, të merrem me sport dhe të bëj aventura. Madje do t’u them një sekret. Unë kam mbaruar shkollën ushtarake, pasi jam fëmijë e një ushtaraku. Jam rritur mbi tanke dhe imagjinojeni vetë çfarë tipi jam unë….

Next Post

Kanë parë fotografime të votës, një grup studentësh bojkotojnë zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In