Një punonjës i Hipotekës së Pogradecit u dhunua në krye të detyrës një javë më parë.
Policia raporton se ka bërë të mundur prangosjen e personit të dyshuar për dhunimin e 31-vjeçarit me inicialet E.P.
Uniformat blu kanë ndaluar 44-vjeçarin Mondi Mekolli banues në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Për shkak të një problemi në Hipotekë, ai ka goditur me grushte zyrtarin.
Ngjarja ka ndodhur në datën 16 Korrik në lagjen Nr. 2.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/b.d