Katër persona në Durrës, kanë rrahur dhëndrin e familjes dhe vëllanë e tij, duke bërë që të përfundojnë në pranga.
Të dyshuarit e vënë në pranga janë I. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.
Katër të dyshuarit akuzohen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.
Gjithçka pas një konflikti në familje, ku situata ka degraduar në konfrontim fizik.
g.kosovari











