Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme, për vjedhje dhe plagosje në Greqi, në fshatin Drymos të Vonicës.
Mediat kanë bërë me dije se 32-vjeçari së bashku me 2 persona të tjerë ende të paindentifikuar, kanë tentuar të grabisin një shtëpi, tek e cila jetonte djali 60-vjecar me nënën e tij.
Sipas të pagosurit, tre sulmuesit i kishin hyrë në shtëpi me dhunë, e rrahën dhe më pas e goditën me thikë. Gjithashtu ata kanë arritur të marrin 800 euro, një cek 3500 euro dhe nje telefon.
Autoritetet akoma vijojnë kërkimet për kapjen e dy bashkëpuntorëve të tjerë ende të paindentifikuar./m.j