• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rozmarina, bima që bën mrekulli për mushkëritë, depresionin …

by Java News
20/08/2019 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlerat dhe përfitimet që marrim nga rozmarina janë të shumta duke filluar që nga pamja e jashtme deri në organizëm.

Kjo bimë aromatike që bën pjesë në familjen e mentes, rritet me shumicë edhe në vendin tonë dhe shpesh përdoret si shije e shtuar në gatime.

Zakonisht është e njohur për vetitë e saj qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo përmirësimit të memories.

Në këtë spektër si vlerat dhe përdorimet e saj janë të shumta, siç thamë që nga gatimi deri tek vajrat esencialë.

Më poshtë në këtë artikull ju tregojmë disa vlera të tjera të kësaj bime që mund t’i përdorni për një sërë përfitimesh në organizëm.

Ndikimi në mushkri

Mushkëritë janë vazhdimisht në punë, duke thithur oksigjen dhe nxjerrë jashtë dyoksid karboni.

Janë organi kryesor që çon oksigjenin në gjak dhe një ndër më të rëndësishmit e organizmit.

Nëse përjetoni probleme me mushkëritë do të thotë më pak oksigjen për trupin, duke shkaktuar një mori problemesh të tjera shëndetësore dhe rrezik për jetën.

Sipas mjekëve krahas trajtimeve në spitale ekzistojnë disa mënyra për të stimuluar futjen e oksigjenit në trup.

Një ndër to është edhe bima e mrekullueshme e rozmarinës e cila është një burim i mirë i vitaminash.

Përmban vitaminat A dhe C duke përfshirë edhe minerale si magnezi, kalcium dhe zinku.

Këto minerale ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar duke dhe nxjerrë jashtë toksinat nga trupi.

Jo vetëm për personat me probleme të mushkërive, rozmarina mund të jetë shpëtim edhe për të nxjerrë nga organizmi pluhurin dhe ndotjen.

Kështu nëse doni të përmirësoni frymëmarrjen dhe shëndetin e mushkërive tuaja mjafton të shtoni konsumimin e kësaj bime aromatike.

Mund ta pini si çaj, të bëni masazh në kraharor më vajra esenciale rozmarinë apo ta konsumoni sa më shpesh në ushqime.

Për sytë

Për personat që përjetojnë humbje të shikimit apo atë që quhet degjenerimi makular i syrit rozmarina mund të jetë një ndihmë.

Kjo sëmundje prek zakonisht moshat mbi të 50-tat dhe dobëson shikimin gradualisht.

Për të ulur rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje rekomandohet konsumimi sa më i shpeshtë i kësaj bime të veçantë.

Duke qenë e pasur me antioksidantë rozmarina ndihmon në luftimin e sëmundjeve degjenerative të syrit.

Për tretjen e mirë

Duke qenë e pasur me antioksidantë dhe vitamina kjo bimë do të ndikojë edhe në tretjen e mirë të ushqimeve.

 

Kujdesuni të shtoni disa fije rozmarinë në secilin nga ushqimet tuaja për të përfituar shumë shije dhe shëndet njëkohësisht.

 

Vlera të tjera të rozmarinës

Për një kujtesë të mirë

Ndihmesa që kjo bimë jep për memorien dhe përqendrimin e trurit është e paçmueshme.

 

Janë përdorur që në lashtësi si një kurë natyrale për shëndetin e mirë të mendjes dhe sot shumë studime e vërtetojnë këtë.

 

Ekspertët thonë se rozmarina mund të përmirësojë memorien deri në 30% nëse konsumohet rregullisht.

 

Kundër depresionit

Rozmarina ndihmon edhe në sëmundjet neurologjike siç janë depresioni, ankthi apo skleroza e shumëfishtë.

 

Mjafton ta konsumoni rregullisht, të përdorni çajra apo të bëni masazhe rreth kokës me këtë vaj esencial.

 

Largon ujin e tepërt nga trupi

Kjo bimë mund të jetë një shpëtim për personat që kanë tendencë të mbledhin ujin e tepërt brenda në trup.

 

Ndjesitë e fryrjes dhe rëndesës jua largon lehtësisht rozmarina pasi do të nxjerrë të gjitha toksinat nga trupi juaj.

 

Sigurohuni të konsumoni sa më shumë çaj rozmarinë gjatë përditshmërisë tuaj./agroweb

Next Post
Bllokimi i fondeve/PD akuza Ramës: Mos e provoko Shkodrën!

Bllokimi i fondeve/PD akuza Ramës: Mos e provoko Shkodrën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In