• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Rozafa e Re”\ Rama premton: Shkodër-Tiranë do të bëhet për 45 minuta brenda dekadës

by Java News
16/07/2024 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndërtimi i Korridorit Blu deri në Muriqan, sfidë”,

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar që po zhvillohet për projektin e Rozafës së re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën që rilind dita-ditës dhe fiton përmasën e re të një destinacioni të Shqipërisë Turistike.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se synimi është që ta kthejnë këtë objekt në ikonën e këtij shekulli për Shkodrën. Kreu i qeverisë u ndal edhe te projektet infrastrukturore në zonën e veriut, teksa tha se së shpejti aksi rrugor Shkodër-Tiranë do të bëhet për 45 minuta.

“Marrin pjesë pesë studio të mirënjohura ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nga ana tjetër, do të sjellë pesë mundësi, një ndër të cilat do të zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt qe nuk është thjesht një objekt privat por një që ne synojmë të krijojë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrës, e cila është e pasur me monumente, me gjurmë të historisë, ku çdo brez ka lënë gjurmët e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë, e cila do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që vijnë.

Nga ana tjetër, është pjesë e një vizioni shumë më të gjerë që kombinon së  bashku investimet publike, që për Shkodrën dhe gjithë këtë territor deri në Theth, po shtohen dita ditës dhe patjetër që duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje shumë të shpejtë, të sigurt të Shkodrës qoftë me veriun apo me Tiranën dhe Jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu, që ka një segment të përfunduar dhe të prekshëm për të gjithë në aksin Thumanë-Kashar, por që do të vazhdojë me segmente të tjera që do të lidhin Balldrenin me Milotin, me Muriqanin dhe Balldrenin me Thumanë.

Këto i kemi të qartë edhe hapat, dhe ndërkohë, një pjesë të rëndësishme të punës për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do të lidhen dhe kontratat e reja për segmentet më poshtë nga Thumana-Kashar, nga Kashari në Rrogozhinë, nga Rrogozhina në Fier dhe kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë rreth 45 minuta. Ndërkohë që e lidhjes së Shkodrës me Jugun saç është sot koha e lidhjes me Tiranën.”, tha Rama.

Next Post
“Paris 2024”\ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar

“Paris 2024”\ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In