• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rovena Gashi tërhiqet nga posti si anëtare e KED, synon të kap Kushtetuesen

by Java News
19/03/2018 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të ngelet me 8 anëtarë gjatë momentit që do të shqyrtohen 37 kandidaturat e përcjella nga Presidenti dhe që konkurrojnë për t’u ulur në dy vendet bosh si gjyqtarë kushtetues.

Në mbledhjen e parë të KED-së, të thirrur në Gjykatën e Lartë, anëtarja e këtij këshilli Rovena Gashi njoftoi se gjatë këtij procesi ajo nuk mund të marrë pjesë, pasi ka konflikt interesi.

Kjo deklaratë e Gashit, në mbledhjen me dyer të mbyllura, vjen pasi ajo garon ndërkohë për në Gjykatën Kushtetuese për të dyja vendet vakante, përfshi edhe vakancën e krijuar nga dorëheqja e gjyqtarit kushtetues Besnik Imeraj.

Tërheqja nga KED-ja e Gashit do të jetë vetëm gjatë vlerësimit të kandidaturave, një ndër të cilat është edhe ajo vet, njofton TCH.

Prokurorja Rovena Gashi nuk është emër i panjohur edhe për skenën politike. Rreth saj pati shumë debat, kur me firmën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, prokurorja u propozua si kandidatja e vetme nga Prokuroria për anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Emri i saj është çuar dy herë nga Prokuroria. Letra me një emër u kritikua edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu. Por më pas, Gashi u zgjodh anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gashi drejtoi edhe Sektorin e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas largimit të Adriatik Llallës dhe ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së sektorit që mbulonte Marrëdhëniet me Jashtë.

Prokurorja u ankua në gjykatë për këtë urdhër, por Gjykata Administrative nuk i dha të drejtë. Prokurorja Rovena Gashi pret tani që të marrë vlerësimin me pikë nga kolegët e saj të KED-së.

Lista me emrat e kandidatëve do të kthehen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që do të vendosë se cilët prej tyre do të jenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Next Post
Nënkryetari i PD: Aleanca me LSI ka sjellë pakënaqësi, pse nuk i thamë ‘Jo’

DEBATET/ Edmond Spaho: Projektligji për shfuqizimin e 20 shkurtit u hartua nga deputeti Agron Shehaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In