Garuesi i MotoGP, Valentino Rossi po trajtohet në spital pas një aksidenti të pësuar në provat e javës.
Sipas Gazzetta dello Sport, italiani ka pësuar një frakturë në këmbë dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
Nëse konfirmohet, një dëmtim i tillë do të bëjë të humbasë garën e kësaj jave dhe të javës tjetër, si dhe një kolpo e madhe për shpresat e titullit kampion.
Garuesi i Yamaha-s është i treti në renditjen e deritanishme, 26 pikë nga Andrea Dovizioso. Lëndimi i fundit serioz i Rossi-t ishte gjatë provave të vitit 2010 në garën e Italisë, në Mugello.
Atëherë iu deshën Rossi-t 6 javë për t’u rikthyer në MotoGP.
a.ç