• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Roskovec/Ngatërrohen arkivolet: Në vend të një gruaje, varroset një burrë

by Java News
29/06/2020 23:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në qytetin e Roskovecit, ku në vend të një gruaje, është varrosur një burrë. Fëmijët e të ndjerës kërkuan ndihmën e emisionit investigativ për të zbuluar ngjarjet që ndodhën në datën 15 maj 2020, pasi në këtë datë dy të rinjtë e kishin të pamundur të udhëtonin në Shqipëri, pasi kufijtë ishin mbyllur. Dhe, brenda pak ditëve, Fiksi zbuloi skandalin, ku arkivoli i të ndjerës ishte ngatërruar me një shqiptar nga Kosova. Trupat e pajetë kishin mbërritur paraditen e datës 15 maj në Portin e Durrësit dhe më pas, agjencia e funeralit, kishte filluar shpërndarjen e kufomave.

Pikërisht këtu mendohet se ka ndodhur edhe ngatërrimi i trupave pa jetë. Agjencia funerale ka dërguar në Roskovec një shtetas kosovar që edhe ai kishte ndërruar jetë në Gjermani. Trupi ka shkuar direkt në varreza, pasi agjencia kishte urdhër që të mos hapej arkivoli. Të afërmit kryen të gjitha ritet mortore, duke ditur se në arkëmortë ishte e afërmja e tyre. Pas ceremonisë, të afërmit bënë drekën e vakisë dhe më pas shkuan në shtëpitë e tyre.

Por, një telefonatë, ka vënë në alarm një pjesë të të afërmeve. Fiksi zbuloi se personi që ka organizuar ceremoninë mortore ishte një i afërm i familjes Braho në Roskovec. Ai ka biseduar me agjencinë e funeralit dhe ka mësuar se trupi që ishte varrosur në Roskovec ishte i një burri. Sipas disa bisedave të tij me vëllain dhe djalin e të ndjerës, ai i thotë se gabimin “e kapi dogana skaneri, s’e kapi individi”. Mësohet se në momentin që automjeti i funeralit ishte nisur në Kosovë, arkivoli kishte kaluar në skaner dhe aty ishte zbuluar se në vend të një burri, në Kosovë po shkonte gruaja nga Roskoveci.

Dy fëmijët dyshojnë ende se në varr nuk është nëna e tyre. “Mund të ketë edhe gurë. Kërkojmë të vërtetën. Vetëm kaq” thonë ata.

Pas ankesës, vëllai dhe djali i të ndjerës shkojnë në varrezat e Roskovecit, ku një roje i thotë se “tani çdo gjë është në rregull, nuk u vonua më tepër nga gjysëm ore, një orë. U ndodhi ju ajo, edhe çupa jonë të ishte, janë gabim njerëzore”. Më tej thotë se ngjarjen e kishte mësuar edhe inspektori i zonës. “Ne përderisa gjërat i bëjmë me tjetër njeri këtu, tani ne i mbyllim gjërat këtej” i thotë ai, duke shtuar se “e kishte marrë vesh inspektori i zonës tani më mbrapa, por deri sa ne e kemi, që mos ti turpërojmë njerëzit, ti mbyllim vetë gjërat këtu shpejt e shpejt, nuk është se tani… Të ishte me rregulla policie s’të linte fare, do ishim të tërë brenda. Po është një gjë që ne i mbyllëm gjërat. Janë gabim njerëzore, s’është se ne bëmë ndonjë mëkat. Mëkati jonë është që ne ta linim çupën të ikte tutje. Çupa ka ardhur për tre orë këtu”.

Punonjësi i varrezave tha se “me e nxjerr kollaj s’e nxjerr dot se janë ca rregulla, do vesh në polici do firmosësh. Edhe një varr ta thyesh aty, të bësh zhvarrimin, nuk ka më lidhje si më para që vinte i zoti i shtëpisë dhe e hiqtë. S’të lë më njeri, janë ca rregulla”.

Fiks Fare shkoi edhe në Drejtorinë e Funeralit në Bashkinë e Roskovecit, ku përgjegjësi tha se ka pasur vetëm një gabim, pasi punonjësit e varrezave e kishin shkruar se ceremonia ishte bërë në datën 10 maj dhe jo në 15 maj. “Për pretendimin e zhvarrimit, që thanë familjarët, ne nuk kemi informacion. Po flas për zhvarrimet e tjera që bëhen në kushtet normale, kur është raporti mjeko-ligjor, kur është vendimi nga prokuroria ose nga gjykata. Unë nuk kam dijeni, përgjegjësi që është caktuar për këtë gjë nuk ka dijeni. Për pjesën e datës, i bëra verifikimet e mia, nxora edhe problemin ku ishte bërë gabimi, personat që kishin përgjegjësi morën masat e tyre ndëshkuese, dhe u bë verifikimi i saktë i datës” tha ai.

Fiksi u interesua edhe në agjencinë funerale në Roskovec, e cila kishte bërë vetëm procedurat në varreza dhe jo të transportit. Ata thanë se brenda varrezave merren punonjësit e Bashkisë së Roskovecit.

Next Post
Veriu i Evropës/ Re misterioze radioaktive: Dyshohet se u përhap nga një central bërthamor rus

Veriu i Evropës/ Re misterioze radioaktive: Dyshohet se u përhap nga një central bërthamor rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In